![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Studentet-proteste.jpg)
Një grup studentor i përbërë nga studentë në universitet publike dhe i quajtur Lëvizja për Universitetin ka kundërshtuar reformën e ndërmarrë nga qeveria për arsimin e lartë si anti-demokratike.
![Proteste e studenteve te Universitetit te Tiranes, kunder shitblerjeve te diplomave, ne diten e pare te vitit te ri akademik te arsimit te larte 2014-2015. | Foto nga : Franc Zhurda/LSA](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Studentet-proteste-300x180.jpg)
Lëvizja e akuzoi kryeministrin Edi Rama nëpërmjet një komunikate se deklarata e tij, e datës 30 qershor, 2014, për shtyrjen e procesit deri në shtator të këtij viti ka qenë një gënjeshtër dhe ka pasur si qëllim mbytjen e zërave kundër kësaj reforme.
Sipas lëvizjes Më 7 korrik të 2014-ës, Rama prezantoi raportin final për reformimin e arsimit të lartë dhe kërkimin shkencor, sapo të gjithë studentët u larguan nga auditorët.
Lëvizja nënvizon që raporti për reformën e arsimit te larte është “produkt i të njëjtit procesi antidemokratik dhe të nisur përsëmbapshti duke i përjashtuar Universitarët nga ky proces.
“Prodhimi i dokumentit nuk duhet të ishte i mbyllur, duke i kthyer Universitarët në konsumatorë, por i hapur,” thotë komunikata.
“Retorika e ulët e kryeministrit dhe gjuha e emergjencës, ashtu si kur thuhet se ‘kjo reformë duhet të kalojë me çdo çmim’, na bëjnë të mendojmë se procesi aktual për reformim e arsimit të lartë nuk i përgjigjet nevojave dhe kërkesave të vërteta të gjendjes tonë – nuk është serioz,” lëvizja shtoi.
Sipas studentëve, raporti për reformën përmbajtësisht, nuk pasqyron shqetësimet dhe problematikat reale të Universitarëve dhe aq më pak të Universiteteve Publike.
“Reforma është procesi i radhës për privatizimin deri në mbylljen e një ndërmarrjeje të madhe publike,” lëvizja thotë.
“Studenti, kushtet dhe kostot e tij të jetesës dhe të studimeve, nuk figurojnë thuajse fare në raportin final,” ajo shtoi.