![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Military-brigades-parade-in-Vukovar.-Photo-by-Betaphoto-Hina-Damir-Sencar.jpg)
Rreth 100,000 qytetarë dhe e gjithë kryesia politike kroate mori pjesë në përkujtimet e këtij viti për rënien e qytetit lindor të Vukovarit në vitin 1991 ndaj Ushtrisë Jugosllave.
![Zoran Milanovic (i dyti majtas) dhe Ivo Josipovic (i dyti djathtas) në përkujtimore e Vukovarit. Foto: Beta](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Zoran-Milanovic-and-Ivo-Josipovic-in-Vukovar.-Photo-by-Betahoto-HINA-Damir-SENCAR-300x225.jpg)
Rreth 100,000 persona morën pjesë në ceremoninë tradicionale përkujtimore të rënies së qytetit lindor kroat në vitin 1991, në marshimin prej pesë kilometrash nga spitali i qytetit – ku u çuan dhe u vranë 200 të burgosur kroatë – për te varreza përkujtimore, ku janë varrosur të gjithë ata që vdiqën deri më tani.
Vukovari u rrethua nga ushtria jugosllave dhe paraushtarakët serbë nga gushti në nëntor 1991, kur u dorëzuan mbrojtësit e fundit.
Qyteti pothuajse u rrafshua nga rrethimi dhe pasojat qenë masive. Pasi ra, të gjithë qytetarët joserbë u dëbuan. Për më tepër, serbët morën 200 ose më shumë personat e plagosur në spital dhe i çuan në një fermë aty pranë ku dhe i vranë.
Kryesia politike e Kroacisë mori pjesë në ceremoni, e kryesuar nga presidenti Ivo Josipovic dhe nga kryeministri Zoran Milanovic.
Vitin e shkuar, një grup i veteranëve të luftës së Vukovarit, i quajtur Shtabi Qendror i Mbrojtjes Kroate të Vukovarit, nuk lejoi pjesëmarrjen e dy politikanëve të qendrës së majtë në marshimin përkujtues.
Ata ishin të zemëruar nga planet e qeverisë për prezantimin e shenjave dygjuhësore të cirilikut serb në qytet në janar 2013. Anëtarët e grupeve të veteranëve dëmtuan një numër shenjash duke u përplasur kështu me policinë në shtator 2013.
Ata më vonë krijuan një referendum për këtë çështje, ku mblodhën 500,000 firma. Megjithatë, thirrja për referendum u refuzua nga gjykata kushtetuese në gusht.
![Brigadat ushtarake udhëheqin kolonën e përkujtimores. Foto: Beta](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Military-brigades-parade-in-Vukovar.-Photo-by-Betaphoto-Hina-Damir-Sencar-300x225.jpg)
Foto: Beta
Nuk kishte bllokada të tilla këtë vit, ndonëse disa veteranë lufte e nisën marshimin më herët që të shmangnin kontaktin me politikanët.
Kryebashkiaku i Vukovarit, Ivan Penava, tha se marshimi nuk ishte vendi i duhur për diskutime politike. “Të gjithë duhet të vijnë dhe të përcjellin respektin për ata që u vranë dhe për heronjtë e mbijetuar,” tha ai.
“Bashkimi dhe respekti për të gjithë viktimat duhet të jetë mesazhi i përçuar nga Vukovari. Çdo gjë tjetër është e politizim, të përdorësh Vukovarin për qëllime të tjera,” shtoi Penava.0
Kreu i Unionit Demokratik Kroat të qendrës së djathtë të Kroacisë, Tomislav, tha gjithashtu se dita duhej të ishte e shenjtë për të rënët.
Kjo nuk është ditë për biseda të kota politike, për ata që duan ta përdorin për fushatat e tyre elektorale, tha ai.
“Është e rëndësishme që ne të gjithë të mblidhemi për të treguar respektin tonë dhe zotimin ndaj atyre që dhanë jetët e tyre,” shtoi Karamarko.
Kandidatja presidenciale e HDZ, Kolinda Grabar Kitarovic, që ishte gjithashtu e pranishme në varganin e marshuesve, la një koment në Facebook, ku e quajti Vukovarin një plagë në zemër të Kroacisë e cila nuk do të shërohet kurrë”.
Pas një lutje të shkurtër te varrezat, Josipovic la një kurorë në memorialin qendror në emër të shtetit. Më pas, delegacioni i shtetit u largua nga varrezat.
Josipovic citoi se ai u ndie krenar atje sepse Kroacia “respektonte dinjitetin e Vukovarit dhe të gjithë atyre që vdiqën.”
Ndonëse pati përpjekje për të bllokuar pjesëmarrjen e politikanëve në marshim, ata nuk ia dolën. Kroacia që respekton Vukovarin ka fituar,” përfundoi Josipovic.
Më pas delegacioni i shtetit shkoi në Ovcara, pak kilometra larg Vukovarit, ku forcat serbe qëlluan mbi 200 ushtarë të zënë rob dhe civilë.