Një raport i ri nga një ministri qeveritare pranon se pakicat etnike në Mal të Zi kanë mbetur shumë pak të përfaqësuara në punësimin në sektorin publik.
Malazezët etnikë përbëjnë 45 për qind të qytetarëve të vendit, por ata kanë vetëm më shumë se 82 për qind të vendeve të punës në administratën publike.
Serbët etnikë përbëjnë 28 për qind të popullsisë, por ata kanë vetëm 7,3 për qind të vendeve të punës në administratën shtetërore.
Shqiptarët etnikë, të cilën përbëjnë 5 për qind të popullsisë, zënë vetëm 1,8 për qind të vendeve të punës në sektorin publik.
Boshnjakët, romët, kroatët dhe myslimanët janë minoritete më të vogla – por gjithashtu kanë edhe përqindje më të vogla të vendeve të punës në administratën shtetërore.
Anketa nga Ministria e Për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve, e zhvilluar në 51 organe shtetërore, ka për qëllim të zbulojë nëse pakicat në Mal të Zi vuajnë diskriminime kur bëhet fjalë për punësim në shërbimin civil.
Ministria rikujton se me ligj, anëtarët e komuniteteve të pakicave duhet të përfaqësohen përpjesëtim të drejtë në administratën publike.
Ligji malazez për punësim garanton barazinë e të gjithë të punësuarve, ndërsa ligji për nëpunësit civil ndalon mohimin e të drejtave ose privilegjin të njerëzve në baza politike, etnike, racore ose fetare.
Partitë dhe organizatat serbe dhe shqiptare vazhdimisht pretendojnë se vendet e punës në sektorin publik përcaktohen ende nga kritere etnike dhe politike, dhe se të ashtuquajturat konkurse të hapura janë të pakuptimta.
Ata ankohen gjithashtu për “asimilim të dhunshëm” të serbëve dhe shqiptarëve që e deklarojnë veten si malazezë etnikë që të gjejnë punë.
Sipas raporti të vitit 2014 të Grupit Ndërkombëtar të të Drejtave të Pakicave, pakicat në Mal të Zi përballen me përjashtimin ekonomik si rezultat i vështirësive për të siguruar punë në sektorin publik.