![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/22.gif)
Një nga kritikët më të ashpër të Vladimir Putinit, udhëheqësi opozitar Boris Nemtsov, u ekzekutua me armë zjarri në Moskë pranë mureve të Kremlinit. Ai qe duke u përgatitur për një protestë të madhe kundër luftës së Putinit në Ukrainë.
Nemtsov pati deklaruar më herët se opozita ndaj Putinit në Rusi ka pushuar së ekzistuari kohë më parë dhe se aktualisht ai dhe të tjerët nuk qenë asgjë më shumë se sa disidentë ndaj regjimit të Putinit.
![Boris Nemtsov në këtë foto të 22 nëntorit 2004 po qëndron krahas Julia Timoshenkos së Ukrainës gjatë një proteste në Kiev. Nemtsov u u ekzekutua më 28 shkurt 2015 pranë Kremlinit. (AP Photo/Efrem lukatsky)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/32-1024x614.gif)
![Ministria e Brendshme e Rusisë deklaroi se Boris Memtsov, një figurë karizmatike e opozitës dhe ish zëvendëskryeministër në kohën e Jeltsinit u ekzekutua nga njerëz të paidentifikuar që hapën zjarr nga një makinë që po kalonte pranë një ure. (AP Photo/Denis Tyrin)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/22-1024x614.gif)
![Simpatizantët po vendosin lule në vendin ku kreu i opozitës ruse, Boris Nemtsov, një kritik i ashpër i presidentit Vladimit Putin, u ekzekutua me armë zjarri nga njerëz të panjohur në Sheshin e Kuq në Moskë më 28 shkurt 2015. Ai u ekzekutua pak ditë para një manifestimi të madh kundër luftës së Putinit në Ukrainë. (AP Photo/Denis Tyrin)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/15-1024x614.gif)