Nga futbolli te regbi, garat me kuaj dhe skitë në akull, këto ishin imazhet më të bukura të javës së shkuar në sportin europian dhe atë afrikan.
David Luiz nga PSG, feston fishkëllimën e fundit teksa Diego Kosta i Çelsit largohet pas përfundimit të ndeshjes midis Çelsit dhe Paris San Zhërmenit në stadiumin Stamford Bridge në Londër. Ndeshja përfundoi me rezultatet 2-2. (AP Photo/Matt Dunham, File)Lojtarët e Çelsit protestojnë teksa arbitri Bjorn Kuipers bëhet gati të nxjerrë një karton të kuq për Zlatan Ibrahimovic të PSG në stadiumin Stamford Bridge në Londër. Ndeshja përfundoi me rezultatet 2-2. (AP Photo/Matt Dunham, File)
Nairo Quintana i Kolumbisë, fituesi, feston pasi kalon vijën e finishit në fazën e pestë të garës së çiklistëve e garës Tirreno-Adriatico në Itani. (AP Photo/Claudio Peri)Lojtarët përfshihen në një përleshje gjatë një ndeshje regbi midis Italisë dhe Francës, në stadiumin Olimpik të Romës. (AP Photo/Andrew Medichini)Courtney Lawes i Anglisë fiton një duel me Jonny Gray të Skocisë gjatë një ndeshje regbi në stadiumin Twickenham në Londër. (AP Photo/Alastair Grant)Jockey Nico de Boinville dhe Rolling Star bien gjatë Kupës Koral në festivalin Cheltenham, Britani. (AP Photo/Nick Potts/PA)David Alaba i Bajrenit nga Austria feston pasi shënon një gol në ndeshjen e Bundesligës gjermane midis Verder Bremen dhe Bajern Mynihut në Bremen, Gjermani. (AP Photo/Martin Meissner, File)Fituesi, Dominique Maltais i Kanadasë, vendi i dytë Nelly Moenne e Francës, Michela Moioli e Italisë, Daniela Gerber e Zvicrës, Belle Brockhoff e Australisë, dhe vendi i tretë Chloe Trespeuch e Francës, nga e majta, konkurrojnë në garën e fundit të snoubordit për femra në Kupën Botërore në Zvicër. (AP Photo/Keystone, Maxime Schmid, File)Klaas-Jan Huntelaar shënon golin e tij të dytë gjatë një ndeshje të Champions League midis Real Madrid dhe Schalke 04 në stadiumin Santiago Bernabeu, në Madrid, Spanjë. (AP Photo/Andres Kudacki, File)Konkurrentët e garave me kuaj garojnë në hipodromin N’djamena, Çad. (AP Photo/Jerome Delay, File)Klaas-Jan Huntelaar kalon portierin e Real Madrid Iker Casillas për të shënuar 2-1 gjatë një ndeshje të Champions League midis Real Madrid dhe Schalke 04 në stadiumin Santiago Bernabeu, në Madrid, Spanjë. (AP Photo/Daniel Ochoa de Olza, File)