Familjarët e viktimave të atij që mendohej fillimisht si një aksident, kanë vizituar të pikëlluar vendin e ngjarjes.Një avion gjerman u përplas dy ditë më parë në Alpet Franceze gjatë udhëtimit nga Barcelona në Dusseldorf duke shkaktuar vdekjen e 150 personave. Familjarët e viktimave të atij që mendohej fillimisht si një aksident, kanë vizituar të pikëlluar vendin e ngjarjes. Nga kutitë e zeza të marra prej kabinës së pilotit, prokurorët francezë kanë filluar të dyshojnë se përplasja ishte një veprim i qëllimshëm vetëvrasje nga bashkëpiloti. Hetimet vazhdojnë.
Pjesëtarë të familjeve të personave të përfshirë në përplasjen ajrore në Alpet Franceze mbërrijnë për një mbledhje në La Vernet, Francë. (AP Photo/Claude Paris)Pjesëtarë të familjeve të personave të përfshirë në përplasjen ajrore në Alpet Franceze shohin përmes dritareve të një autobusi teksa mbërrijnë në vendin e takimit në La Vernet, Francë. (AP Photo/Christophe Ena)Autobusët që transportojnë familjarët e viktimave mbërrijnë për një mbledhje në Seyne-les-Alpes, Francë. (AP Photo/Claude Paris)Pjesëtarë të familjeve të personave të përfshirë në përplasjen ajrore në Alpet Franceze mbërrijnë për një mbledhje në La Vernet, Francë. (AP Photo/Christophe Ena)Xhandarët mbajnë flamuj gjermanë dhe spanjollë teksa anëtarët e familjeve të viktimave të përfshira në aksidentin ajror të Germanwings mblidhen në La Vernet, Alpet Franceze. (AP Photo/Christophe Ena)
Lule dhe qirinj janë vendosur në një gjimnaz të Gjermanisë pasi mes viktimave ishin 16 nxënës dhe dy mësues. (AP Photo/Martin Meissner)\Shërbimet franceze të shpëtimit në raste emergjencash punojnë në zonën ku u përplas avioni Germanwings, Francë. (AP Photo/French Interior Ministry, Francis Pellier)Një flamur spanjoll në gjysmështizë në Madrid përkujton viktimat e përplasjes ajrore ku humbën jetën 150 persona. (AP Photo/Andres Kudacki)