![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/poster-protest-pristina1.jpg)
Familjet e atyre që u vranë dhe u arrestuan në Maqedoni u tubuan në Kosovë së bashku me mbështetësit për të protestuar rreth mungesës së informacionit për fatin e të afërmve të tyre.
![Foto e një luftëtari të UÇK me përshkrimin: Ai nuk është terrorist](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/poster-protest-pristina-300x225.jpg)
Disa qindra njerëz u mblodhën në Prishtinë të mërkurën për të protestuar kundër mënyrës sesi qeveria e Kosovës ka reaguar ndaj krizës në Maqedoni pas të shtënave në Kumanovë.
Protestuesit përfshinë anëtarë të familjeve të kosovarëve që u vranë ose arrestua në mësymjen e policisë në Kumanovë dy javë më parë.
“Gjithçka është kaq e ngatërrueshme, ne nuk e dinim se ai ishte në Kumanovë dhe ne ende nuk e dimë se çfarë ndodhi. Ata po e quajnë atë një terrorist. E njoh vëllain tim, ai nuk është terrorist,” tha Dibran Elshani, vëllai i Bajram Elshanit, që aktualisht po mbahet në Shkup.
Nëna e tij, Kumrije, tha se ajo donte më shumë informacion rreth atyre që djali i saj kishte bërë në Kumanovë.
“Ne nuk e dimë pse ai shkoi atje ose që ishte në Kumanovë kur ndodhi gjithçka. Mendoj se ai shkoi sepse njerëzit që ai besonte i thanë të shkonte,” tha ajo.
Sevdije Shehu, motra e Dem Shehut, thotë se ajo ka dëgjuar raporte kundërshtuese rreth fatit të vëllait të saj – duke zbuluar vetëm dje se ai ishte vrarë.
Ylber Ndrecaj, vëllai i të cilit, Mirsad, u vra në përplasjet në Komanovë dhe që ende konsiderohet si lideri i grupit të personave të armatosur tha se autoritetet e Kosovës nuk janë të interesuara të hedhin dritë në fatet e atyre që u vranë.
“Arsyeja pse shkoi atje është e njohur; ai ishte i zemëruar me qeverinë në Maqedoni dhe mënyrën se si shtetasit shqiptar atje. Ai shkoi për idealet e tij,” tha Ylberi.
Protestuesit mbajtën flamuj shqiptar dhe postera ku lexohej, “Ata nuk janë terroristë”. Të tjerë veshën bluza me foto të anëtarëve të vrarë të familjes.
Një nga organizuesit e protestës, Mimoza Shala, që luftoi në Kosovë krah UÇK, e nxiti qeverinë të zbulojë se çfarë di për fatin e shqiptarëve të Kosovës të përfshirë në kërdinë maqedonase.
“Heshtja e tyre dhe mosveprimi është e papranueshme. Ne i nxisim ata të zbulojnë detajet e fatit të të vrarëve dhe që ata të kthehen në Kosovë, të vdekur ose të gjallë,” tha Shala.
Donika Kada-Bujupi, kreu i Aleancës për të Ardhmen e Kosovës në parlamentin kosovar tha se autoritetet duhet të bëjnë punë më të mirë në publikimin e informacionit për ata që janë vrarë dhe arrestuar në Maqedoni.
“Qeveria duhet të interesohet për fatin e tyre. Çdo informacion zyrtar për ta duhet të bëhet publik,” tha ajo.
Drejtori i policisë në Kosovë të hënën tha se sipas ministrisë së brendshme, një total prej nëntë kosovarësh ishin vrarë dhe 21 ishin arrestuar në Kumanovë.
“Ne nuk i kemi kontaktuar ende familjet e atyre që u vranë sepse nuk morëm ende certifikatat e vdekjes nga qeveria maqedonase,” tha Shpend Maxhuni.
Zyrtarët e Kosovës deri më tani kanë marrë vetëm një raport për ngjarjet nga qeveria maqedonase.