![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/DSC_0033.jpg)
Shtatë aktivistë të lëvizjes “Për Universitetin” janë shoqëruar sot për në Komisariatin nr. 2 të Policisë në Tiranë me akuzën e tubimit të paligjshëm.
Studentët organizuan më herët një protestë përpara zyrave të Kryesisë së Kuvendit për të protestuar reformën në arsimin e lartë.
“Duke shkelur në mënyrë të hapur të drejtat dhe lirinë e shprehjes, duke shkelur Kushtetutën dhe ligje në fuqi për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për të protestuar, pushteti u vendos edhe njëherë përkrah interesave klienteliste dhe kundër qytetarëve të ndërgjegjshëm që interesohen për fatet e shoqërisë,” janë shprehur aktivistët në një komunikatë.
Lëvizja “Për Universitetin” ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të studentëve aktivistë.
![Shtatë aktivistët e shoqëruar të lëvizjes "Për Universitetin:. 10 qershor 2015. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/DSC_0033-598x400.jpg)
![Studentët kërkojnë lirimin e 7 aktivistëve përpara Komisariatit nr.2. 10 qershor 2015. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/DSC_0017-598x400.jpg)
![Shtatë aktivistët e shoqëruar të lëvizjes "Për Universitetin:. 10 qershor 2015. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/DSC_0031-598x400.jpg)
![Komisariati nr. 2 i Tiranës, 10 qershor 2015. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/DSC_0014-598x400.jpg)