![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/greqi-zjarret-2015-4.gif)
Dhjetëra zjarre përfshinë zonën kodrinore pyjore përreth kryeqytetit të Greqisë gjatë ditëve të fundit duke lënë pas rrënoja dhe së paku një të vdekur. Kryeministri grek Alexis Tsipras kërkoi ndihmën e ushtrive të huaja për të luftuar këtë valë të re katastrofe. Autoritetet njoftuan se kanë arrestuar dy njerëz, një grek dhe një bullar nën akuzën se nisën zjarrin aksidentalisht. AP sjell këto foto nga përpjekjet për të shuar zjarret.
![Një avion i vogël po hedh ujë mbi një zjarr pranë fshatit Asini në jugperëndim të Athinës më 20 korrik 2015. (AP Photo/Vangelis Bougiotis)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/greqi-zjarret-2015-8-600x360.gif)
![Një grua reagon ndërsa zjarri i afrohet një shtëpie në fshatin turistik Asini pranë qytezës Nafplio, 140 kilometra në jugperëndim të Athinës më 20 korrik 2015. (AP Photo/Vangelis Bougiotis)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/greqi-zjarret-2015-7-600x360.gif)
![Një burrë përpiqet të shuajë zjarret që po i afrohen një shtëpie pranë fshatit turistik Asini, 140 kilometra në jugperëndim të Athinës më 20 korrik 2015. Një polic 47 vjeçar u identifikua si viktima e parë e zjarrit në një zonë me pyje në lindje të kryeqytetit të Greqisë. (AP Photo/Vangelis Bougiotis)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/greqi-zjarret-2015-6-600x360.gif)
![Policët po ndihmojnë një murgeshë të evakuohet nga një manastir për shkak të një zjarri në Athinë më 17 korrik 2015. Zjarrfikësit luftuan me flakët që mbuluan një zonë me shkurre pranë Athinës si dhe një zonë pyjore në jug të rajonit të Peloponezit. Së paku tri fshatra dhe dy kampe verore janë evakuuar. (Giorgos Bamboukos/InTime News via AP)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/greqi-zjarret-2015-5-600x360.gif)
![Punonjës bashkiakë përpiqen të shuajnë flakët që kanë mbuluar malin Ymittos në Athinë më 17 korrik 2015. (AP Photo/Petros Giannakouris)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/greqi-zjarret-2015-4-600x360.gif)
![Turistët kanë hipur mbi një varkë ndërsa zjarri po djeg pyjet e malit pranë qytezës Nafplio në jugperëndim të Athinës më 17 korrik 2015. (Vangelis Bougiotis/InTime News via AP)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/greqi-zjarret-2015-3-600x360.gif)
![Një banor po vrapon ndërsa zjarri i afrohet një shtëpie në fshatin turistik Asini në jugperëndim të Athinës më 20 korrik 2015. (AP Photo/Vangelis Bougiotis)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/greqi-zjarret-2015-2-600x360.gif)
![Një burrë po hedh ujë pranë një makine të djegur në fshatin Asini më 20 korrik 2015. (AP Photo/Vangelis Bougiotis)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/greqi-zjarret-2015-1-600x360.gif)