Tulipanët janë tashmë pothuajse të pashpresë për kualifikim në Euro 2016 pasi shansi i tyre i fundit, ndeshja përballë Turqisë, përfundoi me humbje të thellë 3 me 0. Tashmë Hollanda është në vend të katërt në Grupin A me 10 pikë, dy pikë më pas se Turqia në vend të tretë.
Pas performancës së keqe në këtë turne, Hollanda shpresonte të kualifikohej me fazën Play Off pasi Republika Çeke dhe Islanda u shkëputën shpejt duke zënë kreun e grupit me distancë të madhe nga ndjekësit.
Shpresa e vetme e Hollandës tashmë është që të fitojë të dy ndeshjet e mbetura dhe të shohë nëse Turqia do të humbasë ndonjë nga dy ndeshjet me Republikën Çeke dhe Islandën.