![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Refugees-boarding-a-train-in-Tovarnik-on-Friday-640.-Photo-by-BETA-HINA-Damir-Sencar.jpg)
Shtetet në Ballkanin Perëndimor po hartojnë planet e tyre rezervë pasi Kroacia mbylli kufirin duke pretenduar se kapaciteti i saj për të pritur njerëz ishte tejkaluar.
![Treni qe kalon kufirin Serbi-Kroaci. 18 shtator 2015. BETA/HINA/Damir Sencar](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Refugees-boarding-a-train-in-Tovarnik-on-Friday-640.-Photo-by-BETA-HINA-Damir-Sencar-300x193.jpg)
Pasi më shumë se 13,000 refugjatë nga Siria dhe Iraku hynë në Kroaci nga Serbia të mërkurën dhe të enjte, Kroacia përkohësisht mbylli kufirin me Serbinë të enjten mbrëma. Pika më e madhe e kalimit, Batrovci, është ende e hapur për kalim.
Ministri i brendshëm kroat, Ranko Ostojiç, të enjten nxiti refugjatët të qëndrojnë në qendrat pikat e pritjes në Serbi, Maqedoni dhe Greqi, meqënëse kapacitetet e pritjes së refugjatëve në Kroaci ishin plot.
Ka disa qendra refugjatësh në Kroaci, një prej më të fundit është Qendra Tregtare e Zagrebit.
Qendra e refugjatëve në Beli Manastir në Kroacinë jug-lindore është tashmë e tejmbushur, me 11,000 refugjatë dhe mungesa e aksesit të rregullt në ujin e pijshëm. Në dëshpërim, 200 refugjatë u përpoqën të hyjnë në Hungari gjatë natës, por u kthyen nga policia hungareze.
Disa refugjatë po bëhen të dëshpëruar ndaj dëshirës për të shkuar në Slloveni dhe në Europën Perëndimore, edhe duke paguar shumë para për transport.
Megjithatë, Sllovenia nuk po lejon shumicën e refugjatëve të hyjnë në vend dhe lejuan vetëm 150 të hyjnë të enjten mbrëma.
Për më tepër, kryeministri hungarez, Viktor Orban, paralajmëroi të premten se Hungaria do të ndërtojë një mur të ri ndarës me Kroacinë, të ngjashëm me atë të kufirit me Serbinë.
Ministrja e jashtme kroate Vesna Pusiç, të premten tha se ndërsa Kroacia nderon standardet humanitare, gjithashtu i qëndron rregullave në regjistrimin e të gjithë refugjatëve.
Ajo refuzoi pretendimet se refugjatët janë një rrezik për sigurinë, duke shtuar: “Terroristët nuk operojnë në varka të dobëta në Mesdhe, por në avionë në klasin e biznesit”.
Kryeministri Zoran Milanoviç tha në një konferencë për shtyp se Kroacia ka treguar se ka zemër por edhe tru, duke shtuar se nuk do ta mbyllë kufirin një herë e mirë apo të ndërtojë një mur, por gjithashtu nuk do të bëhet një pikë e nxehtë për refugjatët në BE ndërsa fqinjët po mbyllin kufinjtë.
Presidentja Kolinda Grabar Kitarovic kritikoi procesin për marrjen e refugjatëve të enjten, duke thënë se këshilli kombëtar i sigurisë do të jetë prioritet. Ajo i kërkoi shefit të forcave të armatosura kroate të rrisë nivelin e urgjencës.
Nga ana tjetër politikanët serbë thonë se janë të habitur nga veprimi i Kroacisë dhe nga BE-ja. Presidenti Tomislav Nikoliç të premten tha se BE e ka vënë të gjithë barrën e krizës së refugjatëve mbi Serbinë dhe se nuk ishte e drejtë apo e qëndrueshme.
“Nëse ndokush në Europë po mendon rreth sigurisë dhe rreth mbijetesës së kontinentit, është koha që të thuhet se çfarë do të ndodhë dhe atëherë kjo t’i zbatohet shteteve anëtare të BE,” tha Nikoliç në Beograd.
Ministri i punës Aleksandër Vulin e nxiti Kroacinë që të mos i mbyllë kufijtë dhe rrugët ndërkombëtare ose Serbia do të detyrohet të mbrojë interesat e veta përpara gjykatave ndërkombëtare.
“Duam ta paralajmërojmë Kroacinë dhe çdo vend tjetër se mbyllja e rrugëve ndërkombëtare nuk është në tavolinë dhe se ne do t’i mbrojmë interesat tona ekonomike përpara gjykatave ndërkombëtare,” raportoi agjencia e lajmeve Tanjug të ketë thënë Vulin të enjten.
Ministri tha se ai pyeste veten përse Kroacia nuk ishte në gjendje të përballonte 6000 refugjatë ndërsa 140,000 prej tyre kishin kaluar paqësisht nëpër Serbi këtë vit.
Trenat ndërkombëtare nga Serbia u ndaluan të enjten në mbrëmje të kalojnë kufirin me Kroacinë. Gjithashtu vetëm 40 pasagjerë ishin në trenin e fundit, katër prej tyre migrantë.
Parlamenti maqedonas do të diskutojë shtrirjen e gjendjes së emergjencës në kufi që ushtria të qëndrojë atje për të ndihmuar policinë.
Ndërkohë, zyrtarët në Bonje dhe Hercegovinë shprehu shqetësimin se itinerari i refugjatëve do të ndryshojë tani drejt Bosnjes.
Ministri i sigurisë, Dragan Mektic tha se Bosnja do të marrë deri në 5000 njerëz por kapacitetet janë të tejmbushura, ndaj mund të mbyllë kufijtë.
“Ne jemi gati të ofrojmë tranzit, por mbi kushtet që të ketë korridor,” tha ai. “Për tani, nuk është shfaqur as edhe një migrant nga kjo kategori në kufirin me Bosnjen” shtoi ai.
Edhe Mali i Zi po harton një plan formal në rast se kthehet në itinerar të refugjatëve që kalojnë për në Europën Perëndimore.
Ministrja e punës Zorica Kovacevic tha të premten se qendra për azilkërkues në kryeqytetin Podgoricë është i vetmi vend ku ata mund të strehohen.
“Fëmijët dhe nënat e tyre, si dhe grupet e dobëta do të vendosen në qendra azili dhe në Podgoricë kemi një vend alternativ për të strehuar mbi 300 refugjatë,” tha Kovacevic.