![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Donika-Kadaj-Bujupi.jpg)
Policia e Kosovës arrestoi një tjetër deputete të opozitës, Donika Kadaj-Bujupi, të mërkurën, për hedhje të gazit lotsjellës në parlament.
![Donika Kadaj-Bujupi, deputetja e arrestuar.](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Donika-Kadaj-Bujupi-300x225.jpg)
Policia e Kosovës arrestoi Donika Kadaj-Bujupi, një deputete nga partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, në opozitë ngaqë hodhi gaz lotsjellës në parlament.
“Ajo u arrestua pasi doli nga shtëpia,” tha për BIRN Muharrem Nitaj, një zëdhënës i AAK.
Kadaj-Bujupi u arrestua mëngjesin e së mërkurës ngaqë hodhi gaz lotsjellës brenda në kuvend dhe u dërgua në gjykatën e Prishtinës.
Policia gjithashtu kërkoi në shtëpitë e Albin Kurtit dhe Albulen Krasniqit, të dy deputetë nga lëzija Vetëvendosje në opozitë, të mërkurën.
Ata lëshuan një mandatarrest për Faton Topallin, një tjetër deputet i Vetëvendosjes, në lidhje me skenat e dhunës në parlament.
Tre partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma e cilësuan arrestimin e Donika Kadaj-Bujupi si të motivuar politikisht.
“Policia iu përgjigj urdhrave të kryeministrit Mustafa dhe ministrit të jashtëm Thaçi që janë gati ta transformojnë Kosovën në një shtet policor vetëm që të mos heqin dorë nga pushteti dhe marrëveshjet e arritura me Serbinë,” lexon një deklaratë e përbashkët e tyre.
Tre partitë opozitare kanë bllokuar punën e parlamentit që nga tetori, të vendosura të kërkojnë që qeveria e Kosovës të tërhiqet nga marrëveshja për krijimin e Lidhjes së Komunave Serbe.
Më 13 tetor, aktivistët e Vetëvendosjes sulmuan një stacion policie në Prishtinë pasi zv. presidenti i tyre, Kurti, u arrestua ngaqë hodhi gaz lotsjellës në parlament. Kurti u lirua tre orë më vonë.