![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Kosovo_Police_Beating_640_BIRN_Atdhe_Mulla.png)
Ndërsa opozita përgatitet për një “marshim paqësor” në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Prishtinë, policia ka arrestuar disa prej të përfshirëve në protestat e fundit të dhunshme.
![Foto: BIRN/Atdhe Mulla](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Kosovo_Police_Beating_640_BIRN_Atdhe_Mulla-533x400.png)
Teksa partitë opozitare të Kosovës përgatiten për një protestë të madhe të premten kundër marrëveshjeve të qeverisë me Serbinë dhe Malin e Zi, policia po kryen një fushatë kombëtare arrestimesh në lidhje me protestat e dhunshme të javëve të fundit.
Rreth 20 persona janë arrestuar deri më tani, sipas policisë, ndërsa mandate arresti janë lëshuar për dhjetëra të tjerë. Shumica e të arrestuarve janë vendosur në 30 ditë paraburgim në pritje të gjyqit.
![BIRN/Atdhe Mulla](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Kosovo_Police_Beating_640_BIRN_Atdhe_Mulla_3-533x400.png)
Më 18 nëntor u zhvilluan disa nga përplasjet më të dhunshme të këtyre muajve mes aktivistëve të opozitës dhe forcave speciale të policisë ku u përfshinë gurë, gaz lotsjellës, koktej molotov dhe akte vandalizmi mbi prona publike, pas arrestimit të deputetes së opozitës Donika Kadaj-Bujupi.
Kadaj-Bujupi, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në opozitë u arrestua të mërkurën për hedhje të gazit lotsjellës në parlament.
Opozita fajëson brutalitetin e përhapur të policisë atë natë për përshkallëzimin e protestave.
“Unë po përpiqesha t’i qetësoja por njëri prej policëve më goditi në kokë… Disa prej tyre janë shumë të pasjellshëm,” tha deputeti Fisnik Ismaili i Vetëvendosjes për BIRN pas protestave të së mërkurës.
![BIRN/Atdhe Mulla](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Kosovo_Police_Beating_640_BIRN_Atdhe_Mulla_4-533x400.png)
Policia i tha BIRN se ata nuk ushtruan dhunë të pajustifikuar mbi protestuesit, por se disa protestues të dhunshëm dhunuan policinë.
BIRN ka shkrepur disa foto ku shfaqen forcat speciale teksa qëllojnë me shkopa gome civilët që po përpiqeshin të largoheshin.
Është ende e paqartë nëse persona të palidhur me protestat qenë subjekt i sulmeve dhe arrestimeve.
Vetëvendosje të hënën denoncoi arrestimet si një provokim që synon të “sabotojë protestën e madhe dhe paqësore të 28 nëntorit”.
![Foto: BIRN/Atdhe Mulla](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Kosovo_Police_Beating_640_BIRN_Atdhe_Mulla_2-533x400.png)
Tre partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nsima për Kosovën, janë betuar të organizojnë më marshim më 28 nëntor në Prishtinë për të kundërshtuar marrëveshjen e arritur në Bruksel mbi formimin e Asamblesë së Komunave Serbe dhe një deklamacion të kufirit me Malin e Zi.
Deputet Albin Kurti i Vetëvendosjes, që është aktualisht i fshehur nga mundësia e arrestimit nga policia, i tha medias lokale se ai do të marrë pjesë në marshim pavarësisht mandatarrestit për të.
Mandatarreste janë lëshuar gjithashtu për deputetë të Vetëvendosjes Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli. Të dy deputetët kanë shfaqur që atëherë daljen në publik.
Tre partitë opozitare kanë bllokuar punën e parlamentit që nga tetori, të vendosura të kërkojnë që qeveria e Kosovës të tërhiqet nga marrëveshja për krijimin e Lidhjes së Komunave Serbe.