![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/refugjatet2.jpg)
Kufizimet e reja në kufi imponuar mbi refugjatët dhe migrantët nga shtetet e Ballkanit shkelin të drejtat e njeriut, paralajmëroi të mërkurën Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon.
![Një vajzë e ulur në hekurudha pret për trenin teksa ka prani të shumtë policore në kufirin greko-maqedonas. 21 nëntor 2015. AFP PHOTO / ROBERT ATANASOVSKI](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/refugjatet2-300x225.jpg)
Shefi i OKB Bank Ki-moon të mërkurën tha se Maqedonia, Serbia dhe Kroacia – tre vendet që javën e shkuar kufizuan të drejtën e tranzitit për migrantët nga shtetet e shkatërruara prej luftës – se kufizimet shkelin të drejtat e njeriut.
“Profilizimi i azilkërkuesve në bazë të kombësisë së supozuar shkon kundër të drejtës njerëzore të kujtdo për të kërkuar azil, pavarësisht kombësisë së tyre dhe çdo rast individual duhet dëgjuar,” tha Ki-moon.
Sipas kufizimeve të reja të imponuara javën e shkuar, vetëm sirianët, afganët dhe irakianët lejohen të kalojnë ndërsa ata nga Irani, Bangladeshi, Pakistani dhe vendet e tjera bllokohen.
Agjencia e refugjatëve nga Kombet e Bashkuara raportoi se rreth 1000 njerëz janë bllokuar kryesisht në kufirin jugor të Maqedonisë me Greqinë, pika kryesore e hyrjes për migrantët dhe refugjatët përgjatë rrugëtimit për në Europën Perëndimore.
OKB-ja thotë se të paktën 60 prej tyre janë në grevë urie dhe 11 kanë qepur gojën në shenjë proteste.
Media maqedonase të martën përcolli imazhet e migrantëve protestues në kufi me gojë të qepura dhe trupa gjysmë të zhveshur bashkë me slogane që kërkonin lirinë e lëvizjes.
Grumbullimi i migrantëve në kufi është përkeqësuar edhe nga moti i keq në zonë, ku ka pasur shira të dendur dhe erë gjatë ditëve të fundit.
Pasi qeveria maqedonase tha se po kërkonte më shumë ndihmë dhe instruksione nga Brukseli se çfarë të bënte, shefi i OKB i bëri thirrje të gjitha vendeve në rajon të përgjigjen me njerëzillëk, solidaritet dhe përgjegjësi të përbashkët, duke theksuar se gjendja aktuale nënvijëzon nevojën urgjente për menaxhim të koordinuar të kufirit.
Ki-moon gjithashtu nxiti qeveritë europiane të përmirësojnë kapacitetet e tyre për pritjen dhe përshpejtimin e programeve të zhvendosjes së refugajtëve. Ai i kujtoi atyre se dëbimi kolektiv është rreptësisht i ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar.