![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Martin-shkreli3.jpg)
Njeriu që e konsideronte veten “shqiptari më i famshëm që ka ecur në tokë”, Martin Shkreli, akuzohet për krijimin e një skeme piramidale, në të cilën, krijonte një kompani të re për të paguar investitorët e vjetër të mashtruar të kompanisë paraardhëse.
Në një kthesë dramatike, shqiptari që u bë i famshëm se rriti shumëfish çmimin e një ilaçi pasi kuptoi se ky ilaç qe tepër i rëndësishëm për të shpëtuar jetët e njerëzve dhe se zinte një pozicion gati monopol, përfundoi të pranga dy ditë më parë në qytetin e Nju Jorkut, akuzuar për ndërtimin e një skeme piramidale përmes mashtrimit me rrjetin e kompanive të tij, akuza që nuk lidhen me shkakun e famës së tij, por që i mjaftuan që të zërë faqet e para në medias ndërkombëtare.
Një prokuror në Nju Jork deklaroi në një konferencë për shtyp se Shkreli “në thelb krijoi kompani si skemë Ponzi, ku ai përdori një kompani të re për të paguar investirorët e mashtruar të kompanisë së vjetër në mënyrë të përsëritur”.
Skemat Ponzi janë ato që në shqip njihen më së shumti si skema piramidale. Emrin e kanë marrë nga Charles Ponzi, një mashtrues italian që krijoi skema piramidale në Amerikën e viteve 1920.
Këto janë fotot e agjencisë Associated Press mbi arrestimin e Shkrelit. Akuzat e ngritura ndaj tij parashikojnë dënime me deri 20 vjet burg.
![Martin Shkreli i shoqëruar nga agjentë federalë në Nju Jork më 17 dhjetor 2015 i akuzuar për mashtrim dhe tentativë mashtrimi. (AP Photo/Craig Ruttle)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Martin-shkreli6-600x360.jpg)
![Prokurori Robert Capers shpjegon para gazetarëve në Nju Jork mashtrimet e shqiptarit Martin Shkreli më 17 dhjetor 2015 në Nju Jork. (AP Photo/Seth Wenig)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Martin-shkreli7-600x360.jpg)
![Martin Shkreli del nga gjykata në Nju Jork më 17 dhjetor 2015. (AP Photo/Seth Wenig)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Martin-shkreli5-600x360.jpg)
![Martin Shkreli duke u ulur në një makinë policie pasi u shpall i ndaluar i dyshuar për mashtrim dhe i akuzuar për shtatë mashtrime të ndryshme nga një gjykatë federale në Bruklin, Nju Jork më 17 dhjetor 2015. (AP Photo/Craig Ruttle)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Martin-shkreli4-600x360.jpg)
![Aktivistët për të drejtat e njerëzve me AIDS derdhin jashtëqitje maceje mbi foton e Martin Shkrelit në një protestë të zhvilluar më 1 tetor 2015 kundër babëzisë së kompanive farmaceutike. (AP)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Martin-shkreli3-600x360.jpg)
![Prokurori amerikan Robert Capers po ecën para një posteri që paraqet skemën e mashtrimit piramidal të Martin Shkrelit para se të flasë me gazetarët në një konferencë për shtyp në Nju Jork më 17 dhjetor 2015. (AP Photo/Seth Wenig)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Martin-shkreli-600x360.jpg)
![Skema piramidale e krijuar nga Martin Shkreli e prezantuar nga prokurorët në Nju Jork më 17 dhjetor 2015. (AP Photo/Seth Wenig)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/e2cf9efb-600x360.jpg)