![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Vucic.jpg)
Grupet e të drejtave të njeriut në Beograd akuzuan ministrin serb të drejtësisë Nikola Selakoviç se ka përdorur kritere politike për të zgjedhur kandidatët për postet e prokurorëve.
![Ministri i Drejtësisë Selakoviç (qendër).Foto: Beta.](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Nikola-Selakovic-Photo-by-Beta.jpg)
Pesë organizata serbe për të drejtat të mërkurën akuzuan Selakoviçin se ka përdorur “kritere antikushtetuese dhe politike të paligjshme ” kur ka zgjedhur kandidatët për vendet e prokurorëve.
Grupet e të drejtave u ankuan pasi ditën e hënë Selakoviçi tha se qeveria nuk mund të kandidonte kundërshtarët e saj për postet e prokurorëve publikë.
“Do të isha një mazokist i vërtet politik nëse njerëzit në listë do të ishin krejtësisht kundër qeverisë, por kjo nuk e ndryshon faktin që ata janë kandidatët më të mirë,” tha Selakoviç.
Aktivistët e të drejtave të njeriut thanë se kjo diskreditonte procesin e emërimit.
“Me një verim të tillë, ministri serb i drejtësisë ka shkelur pavarësinë e prokurorisë publike siç garantohet nga kushtetuta, si edhe garancitë legjislative të pavarësisë në punën e tyre,” thuhej një deklaratë nga pesë OJQ-të, Qendra për të Drejtën Humanitare, Qendra për Politikë Praktike, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Qendra e Beogradit për të Drejtat e Njeriut dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.
Por Selakoviç tha për agjencinë e lajmeve Tanjug se pretendimet e tyre ishin të pavërteta dhe se fjalët e tij ishin “marrë jashtë kontekstit”.
Parlamenti serb të hënën zgjodhi Mladen Nenadiç si kryeprokurorin e ri për krimin e organizuar.
Por parlamenti nuk arriti të zgjedhë një kryeprokuror të ri për krimet e luftës për shkak se asnjë nga pesë kandidatët nuk mori shumicën e nevojshme të votave.
Pritet që prokurori publik serb Zagorka Dolovaç të emërojë kreun e ngarkuar të zyrës së prokurorit për krime lufte deri në fund të vitit.
Gjatë seancës së gjatë parlamentare, opozita kritikoi qeverinë për atë që ajo pretendoi ishte mungesë kriteresh të qarta për zgjedhjen e prokurorëve publikë, duke pretenduar se përshtatshmëria e tyre politike ishte i vetmi faktor i rëndësishëm.
Të pesta OJQ-të bënë thirrje ndërkohë që zgjedhja e prokurorëve të mbahej përsëri “në përputhje me parimet kushtetuese dhe ligjore”, dhe thanë se Selakoviç duhet të hiqet.
Të dy pozicionet e prokurorisë – prokurori i krimeve të luftës dhe prokurori për krimin e organizuar – konsiderohen si një rol kyç në sistemin gjyqësor të Serbisë për shkak të dy merren me çështje të profilit të lartë dhe çështje të ndjeshme.
Reforma në drejtësi është një nga kushtet kryesore që Serbia t’i bashkohet BE-së dhe është pjesë e kapitullit 23 të procesit të negocimit, i cili filloi këtë muaj.
Komisioni Evropian në raportin e tij të fundit mbi Serbinë në nëntor theksoi se vendi kishte bërë hapa të rëndësishme drejt reformës në sistemin gjyqësor, por është i nevojshëm më shumë progres për të trajtuar ndikimin politik.
Cilësia dhe efikasiteti i sistemit gjyqësor, si edhe qasja në drejtësi janë penguar edhe nga “një shpërndarje të pabarabartë e ngarkesës së punës, një çështje e prapambetur dhe mungesa e një sistemi të lirë të ndihmës ligjore,” thuhet në raport.