![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Frosnina-Remenski-by-SDSM-800.jpg)
Fondi shtetëror i pensioneve në Maqedoni ka shlyer miliona euro borxhe që më herët mohoi se ekzistonin pasi ministria e punës nisi një hetim për problemet financiare të institucionit.
![Ministrja e punës Frosnina Remenski. Foto: SDSM.](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Frosnina-Remenski-by-SDSM-800-300x225.jpg)
Pasi ministria e punës lajmëroi fillimin e hetimit mbi rritjen e borxheve të Fondit Shtetëror të Pensioneve, PIOM, ky nxitoi të shlyejë borxhet multi-milionë euro, konfirmuan fondet private të pensionit.
Barra e borxhit të PIOM ka ngritur pyetje rreth likuiditeteve të tij dhe politikës shtetërore të rritjes vjetore të pensioneve.
KB – Fondi i Parë i Pensionit konfirmoi të mërkurën se PIOM ka paguar borxhin gjashtë milionë euro te ai.
“Ne mund të konfirmojmë se paratë janë transformuar në llogarinë tonë,” tha përfaqësuesi i fondit për BIRN.
NLB – Fondi i Ri i Pensionit tha gjithashtu për Telma TV të mërkurën se borxhi prej 5 milionë euro i PIOM ishte shlyer.
Çështja që lidhet me mijëra maqedonas të punësuar dhe pensionistë të ardhshëm, degradoi javën e shkuar kur ministrja e re e punës Frosina Remenski, që vjen nga rangu i Social Demokratëve në opozitë, formoi një komision për të hetuar financat e PIOM.
Fondi shtetëror drejtohet nga Shaip Zeneli, që është caktuar nga partia në koalicion qeverisës BDI.
Remenski tha se ajo lançoi hetimin pasi PIOM nuk arriti të dërgonte dokumentet e duhura për operacionet financiare gjatë katër viteve të fundit.
Fondet private të pensioneve atëherë zbuluan se nuk po paguheshin nga shteti. Ndërsa Zeneli tha se borxhet ishin të parëndësishme.
Më vonë u zbulua se fondi shtetëror kishte borxh 11 milionë euro te fondet private, por nuk u zbulua arsyeja.
Në fillim të kësaj jave, kryeministri maqedonas Nikola Gruevski, që lajmëroi pensione më të larta çdo vit, shmangu të përgjigjej nëse PIOM përballet me probleme financiare.
Social Demokratët në opozitë, e akuzuan Gruevskin se po zbaton politika populiste dhe se kështu po vë në rrezik pensionistët e ardhshëm.
Puna e PIOM ka qenë nën vëzhgim nga monitoruesit anti-korrupsion për një kohë të gjatë.
Në raportin më të fundit të dhjetorit 2015, Transparency Macedonia, një OJQ tha se kishte njohur elementë të krimit të organizuar në punën e PIOM dhe kërkoi veprim ligjor ndaj kryetarëve të fondit.
Transparency Macedonia akuzoi se një grup i organizuar zyrtarësh publikë po shkelin ligjin për fitim politik dhe material, në një mënyrë sistematike dhe të sinkronizuarm në kurrizz të përdoruesve të fondit të pensionit.
Partia në qeveri i mohoi akuzat, duke këmbëngulur se kritikat ishin të motivuara politikisht nga opozita sepse që kur Gruevski ka ardhur në pushtet në vitin 2006, pensioni mestar është rritur me 79 për qind.