![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Mamula-island.jpg)
Një plan për ta kthyer një burg austro-hungarez në një hotel me pesë yje ka zemëruar shumë në Malin e Zi, por investitori dhe shteti pretendojnë se do ta ruajnë trashëgiminë e zonës.
![Fortesa Mamula. Foto: Facebook.](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Mamula-island.jpg)
Investitori zviceran-egjiptian në planet kontraversale për të kthyer një ish-kamp burgu në një hotel, ka këmbëngulur se do të ruajë trashëgiminë e kampit.
Kompania Orascom premtoi se projekti 15 milionë euro për të konvertuar fortesën Mamula në një rezort turistik do të respektojë plotësisht historinë e zonës së braktisur prej kohësh.
Në një përgjigje të rrallë publike pas akuzimit se planifikonte të “shkatërronte çdo kujtim” dhe se do t’ua mbyllte zonën vendasve, kompania tha se hoteli luksoz do të përmbajë “një njësi që mund të reflektojë historinë e ishullit gjatë luftërave botërore.
“Vizioni i Orascom është për të rinovuar fortesën Mamula… ndërsa ruan trashëgiminë kulturore dhe promovon karakterin e saj historik,” tha për BIRN Dragana Beciroviç, një përfaqësuese e investitorit.
“Planet tona shkojnë edhe më tej, pasi lobi i hotelit do të shërbejë si një muzeum ku dokumente dhe objekte historike do të shfaqen,” shpjegoi ajo.
Fortesa në ishullin Lastavica, e lokalizuar në hyrje të Gjirit të Kotorrit, pranë rezortit bregdetar të Herceg Novi, është ndërtuar nga Austro-Hungaria në shekullin e 19. Është përdorur kryesisht si një burg gjatë luftërave botërore.
Për vite, fortesa shërbeu si një monument kulture, duke tërhequr mijëra vizitorë çdo verë.
Disa organizata mjedisore dhe një lidhje e qytetarëve e ka kritikuar planin për qiradhënien e monumentit historik.
Lidhja Boka tha se askush nuk ishte kundër rikonstruktimit dhe promovimit si një kompleks përkujtimor, ku më shumë se 2000 vendas u burgosën gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ishte kundër planeve për ta kthyer fortesën në një hotel me një kazino.
Projekti ka ndarë Malin e Zi, ku disa pretendojnë se është e papërshtatshme të përshtatet një zonë e tillë ku njerëzit vdiqën urie ose u vranë.
Ndërkohë, uebsajti mamulaisland.com, ku shfaqen foto të fortesës Mamula në një atmosferë feste, nuk është më publik dhe kërkon një fjalëkalim.
“Uebsajti është aktualisht jashtë funksioni sepse ishte një koncept fillestar që Orascom e prezantoi gjatë tenderit dhe negociatave për qiranë e ishullit më qeverinë,” tha Beciroviç.