Mijëra refugjatë janë bllokuar në Greqinë e veriut në kufi me Maqedoninë ku të hënën, dhjetëra prej tyre arritën të rrëzojnë telin me gjemba të ngritur nga Maqedonia duke u përleshur me forcat speciale policore.
Një grup refugjatësh arritën të rrëzojnë sot një pjesë të gardhit me tela me gjemba të ndërtuar nga Maqedonia përgjatë kufirit të saj me Greqinë pasi u përleshën për disa orë me policinë maqedonase. BBC raporton se aktualisht rreth 7 mijë refugjatë janë grumbulluar në anën greke të kufirit pasi Europa ka ngritur barriera të njëpasnjëshme për t’i ndaluar.
Mëngjesin e sotëm, një grup refugjatësh përdorën mjete rrethanore për të sulmuar gardhin me tela me gjemba dhe efektivisht ia dolën të shkatërrojnë një pjesë të tij pasi u përleshën me policinë.
Policia maqedonase arriti ta kontrollojë grupin e protestuesve dhe filloi menjëherë nga puna për ta rindërtuar pjesën e gardhit të shembur. Nuk është e qartë se sa prej migrantëve arritën të kalojnë në Maqedoni përmes gardhit të çarë.
Aktualisht, gardhet me tela me gjemba janë ngritur mes disa shteteve, përfshirë kufirin mes Bullgarisë dhe Turqisë, atë mes Greqisë dhe Maqedonisë, kufirin mes Serbisë e Hungarisë si dhe në kufirin mes Kroacisë e Sllovenisë. Telat me gjemba nuk mbulojnë të tërë vijën kufitare mes këtyre vendeve, por vetëm ato pjesë që janë lehtësisht të kalueshme. Pjesët e tjera të kufirit janë përgjithësisht lumenj ose male të lartë, kalimi përmes të cilëve është i vështirë, i lodhshëm dhe i rrezikshëm.
Refugjatë dhe migrantë që hynë në Maqedoni nga Greqia ilegalisht po ecin mes dy rreshtave me gardh të ndërtuar përgjatë kufirit mes dy vendeve më 29 shkurt 2016. (AP Photo/Boris Grdanoski)Refugjatë dhe migrantë që arritën të hyjnë në Maqedoni ilegalisht u ndaluan nga policia dhe po presin të rikthehen në Greqi në kufirin mes dy vendeve në Gevgelija më 29 shkurt 2016. Vetëm refugjatët nga Siria dhe Iraku u lejuan të qëndrojnë në Maqedoni. (AP Photo/Boris Grdanoski)Refugjatë dhe migrantë të bllokuar në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë po përballen me policinë maqedonase ndërsa përpiqen të çajnë gardhin me tela me gjemba në Gevgelija më 29 shkurt 2016. (AP Photo/Boris Grdanoski)Refugjatët arrijnë të shkatërrojnë një pjesë të gardhit me tela me gjemba dhe po hedhin gurë ndaj policisë maqedonase nga ana greke e kufirit ndërsa maqedonasit iu përgjigjën duke hedhur gaz lotsjellës. (AP Photo/Boris Grdanoski)Fëmijët po luajnë në anën greke të kufirit, të fotografuar nga përtej gardhit nga ana maqedonase më 29 shkurt 2016. (AP Photo/Boris Grdanos)Refugjatë dhe migrantë po përpiqen të shkatërrojnë gardhin mes Greqisë dhe Maqedonisë nga ana greke e kufirit ndërsa policia maqedonase është në gadishmëri pranë fshatit Idomeni më 29 shkurt 2016. Nuk pati raportime për të plagosur. (AP Photo/Giannis Papanikos)Refugjatë dhe migrantë po përpiqen të shkatërrojnë një portë në gardhin që tashmë ndan Greqinë nga Maqedonia në fshatin Idomeni në Greqi më 29 shkurt 2016. (AP Photo/Petros Giannakouris)Refugjatë dhe migrantë po qëndrojnë pas gardhit me tela me gjemba pasi nuk ia dolën të hyjnë në Maqedoni nga ana greke e kufirit pranë qytezës Gevgelija të hënën më 29 shkurt 2016. Maqedonia ka kufizuar numrin e refugjatëve që hyjnë në këtë vend me numrin e atyre që kalojnë në Serbi si pasojë e kufizimeve domino të vendosura nga Europa perëndimore dhe veriore deri në jug. (AP Photo/Boris Grdanoski)Në këtë foto të kapur nga ana maqedonase e kufirit, refugjatët dhe migrantët e bllokuar në anën greke po i afrohen kufirit ndërsa përpiqen të hyjnë në Maqedoni të hënën më 29 shkurt 2016. (AP Photo/Boris Grdanoski)Oficerë të policisë çeke po qëndrojnë pranë gardhit të dyfishtë të ndërtuar mes Maqedonisë dhe Greqisë në Gevgelija, më 29 shkurt 2016. (AP Photo/Boris Grdanoski)