![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Sharapova2.jpg)
Tenistja nga Rusia Maria Sharapova, rezultoi pozitive në një test kundër dopingut në sport para turneut të tenisit në Australi. Fati i saj financiar u godit sot pasi prodhuesi zviceran i orëve TAG Heue si dhe prodhuesi gjerman i makinave të luksit Porsche njoftuan se do të ndërpresin sponsorizimet për të në pritje të rezultateve të një hetimi që mund të përfundojë me përjashtimin e Sharapovës nga aktivitetet sportive. Sharapova, sipas Forbes, ka fituar 29.7 milionë dollarë vitin e kaluar ndërsa në karrierën e saj, rezulton se është atletja femër më e paguar në botë duke akumuluar një pasuri prej 200 milionë dollarësh në 11 vjet. Sharapova goditi skenën e tenisit në vitin 2004 kur fitoi turneun Wimbledon në moshën 14 vjeçare.
![Sharapova më 8 nëntor 2006 gjatë një ndeshjeje kundër Kim Clijsters të Belgjikës Foto: BERNAT ARMANGUE](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Sharapova1-566x400.jpg)
![22 gusht 2006. Maria Sharapova duke pozuar para qendrës tregtare Bloomingdale në Nju Jork para ceremonisë së fillimit të shitjes së orës së re TAG Heuer, ku ajo qe personazhi i reklamës. Kompania zvicerane u tërhoq nga kontrata me të më 8 mars 2016 pasi Sharapova rezultoi pozitive në një test kundër dopingut. “Si pasojë e situatës aktuale, marka zvicerane e orës ka pezulluar bisedimet dhe ka vendosur të mos e rinovojë kontratën me Sharapovën,” tha kompania në një deklaratë. (AP Photo/Diane Bondareff)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Sharapova-600x360.jpg)
![Maria Sharapova po feston fitoren kundër Lauren Davis të SHBA-së më 22 janar 2016 në ndeshjen e raundit të tretë të kampionatit Australia Open. (AP Photo/Rafiq Maqbool, File)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Sharapova2-600x391.jpg)
![Maria Sharapova në ndeshjen përballë Serena Williams të SHBA-së në Australia Openmë 26 janar 2016. (AP Photo/Andreë Brownbill)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/e237d7dd-317x400.jpg)
![Studentë të akademisë së Tenisit në Rusi po ecin para një posteri të Maria Sharapovës në Kazan, Rusi më 8 mar 2016. Sharapova humbi sponsorët kryesor më 8 mars 2016 për shkak se rezultoi pozitiv në një test dopingu. (AP Photo/Nikolay Alexandrov)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Sharapova3-600x360.jpg)