Artistët kanë ngritur një statujë gjigante të një pilule anti-depresion në Shkup, duke u tallur kështu me fiksimin e qeverisë për monumentet dhe duke theksuar stresin që sjell varfëria në vend.
Në një veprim rebelimi, artistët e rrugës në kryeqytetin maqedonas vunë një statujë të një pilule gjigante anti-depresion, frymëzuar nga të dhënat që tregojnë se shumë njerëz në vend po përdorin të tilla ilaçe anti-stres.
Të dhënat nga Fondi Shtetëror i Shëndetit tregojnë se përdorimi i ilaçeve anti-stres dhe anti-depresantë u rrit me 30 për qind nga 2010 në 2013 në 1.6 milionë receta në vit. Kjo shihet si një shifër e madhe në një vend me popullatë rreth 2 milionë personash.
Vlerësimet mendojnë se numri i anti-depresantëve të dhënë me receta mjekësore në vitin 2015 i kaloi 2 milionë.
Pilula gjigante duket se vë në lojë gjithashtu rikonstruktimin e kryeqytetit nga ana e qeverisë, quajtur Shkupi 2014, ku u ngritën shumë ndërtesa të reja dhe statuja në qendër të qytetit frymëzuar nga Antikiteti Klasik.
Kostoja e rigjallërimit të arkitekturës së qyteti ka arritur 633 milionë euro sipas një investigimi të BIRN.
Papunësia zyrtare në Maqedoni është 28 për qind dhe rroga mesatare mujore rreth 300 euro. Sipas statistikave të OKB rreth 30 për qind e popullatës jeton nën standardin e varfërisë.