Pasi 1,500 emigrantë i ranë përqark gardhit me tela dhe hynë në Maqedoni të hënën, autoritetet maqedonase i kthyen ata në Greqi në kamionë.
Trupat maqedonas kanë kthyer në Greqi 1500 emigrantë që kaluan kufirin në Maqedoni të hënën, tha policia të martën.
Shumica e refugjatëve, që marshuan nga kampi transit i Idomenit në Greqinë veriore të hënën dhe i ranë përreth një gardhi kufitar, u kthyen në Greqi me kamionë, tha një zyrtar.
Burime nga qeveria greke tha se nuk ishte kryer asnjë kërkesë ripranimi nga autoritetet maqedonase.
“Nëse dorëzohet një kërkesë ripranimi, do të ekzaminohet në bazë të marrëveshjeve BE-FYROM”, tha i njëjti burim, duke iu referuar formulës së OKB për Maqedoninë.
Qeveria greke po punonte me Komisionin e Lartë të OKB për Refugjatët, UNHCR për t'u përballur me çështjen, shtoi burimi.
Rreth 1500 emigrantë marshuan për orë në rrugë me baltë dhe kaluan një lumë të fryrë nga shiu për t'i rënë përreth gardhit kufitar maqedonas ku i kapën forcat e sigurisë.
Maqedonia parandaloi një grup të dytë prej 600 migrantësh që të hynin në vend të hënën dhe shumë prej tyre e kaluan natën në kampe në malet greke, sipas një raportimi nga Reuters.
Qeveria greke i ka bërë thirrje refugjatëve dhe emigrantëve t'i lejojnë autoritetet t'i transferojnë nga kufiri në pika mikpritëse dhe të kuptojnë se situata në Idomeni është një rrugë pa krye.
Mekanizmi për Menaxhimin e Krizës së Refugjatëve, me kryetar kryeministrin Alexis Tsipras i bëri thirrje organizatave vullnetare të bashkëpunojnë me autoritetet greke dhe t'i japin refugjatëve vetëm informacion të besueshëm dhe korrekt.
Të paktën 12,000 persona kanë ngecur prej javësh në Idomeni në kushte të këqija dhe mot të përkeqësuar pasi Maqedonia, duke pasuar shembullin e Sllovenisë dhe vendeve të tjera në itinerarin e Ballkanit mbylli kufijtë.
Maqedonia ndërtoi një gardh 27 kilometra përgjatë kufirit me Greqinë për të ndaluar hyrjet e paligjshme. Gardhi ndodhet në perëndim dhe lindje nga pika kufitare Idomeni, ku refugjatët janë akomoduar me tenda.
Javën e shkuar, liderët europianë dhe Turqia diskutuan mënyra për të penguar valën e refugjatëve dhe migrantëve që përpiqen të arrijnë në BE përmes itinerarit të Ballkanit.
Më herët këtë muaj, shpërthyen përplasje në të njëjtën pikë të kalimit të kufirit. Policia maqedonase përdori gaz lotsjellës në përplasje me qindra njerëz që u përpoqën të hynin në vend duke përdorur gura dhe mjete të rënda për të rrëzuar gardhin.