Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi sot ndeshjen miqësore përballë kombëtares së Austrisë pasi pësoi dy gola dhe shënoi një.
Në pjesën e parë mbrojtja e Shqipërisë u paraqit shumë dobët dhe u zu në befasi menjëherë me dy gola të shënuara nga vendësit në minutën e 6 dhe të 13. Golat për vendësit u shënuan nga Marc Janko dhe Harnik.
Në pjesën e dytë, kombëtarja e Shqipërisë rishikoi mënyrën e lojës dhe arriti të ndeshet në kushte të barabarta me Austrinë. Në minutën e 47 Ermir Lenjani realizoi një gol të shkëlqyer dhe pas kësaj, skuadra shqiptare rrezikoi shumë herë, pavarësisht se mbrojtja vijoi të luajë dobët. Portieri Etrit Berisha tregoi edhe një herë klasin e tij duke shpëtuar Shqipërinë nga gola të tjerë.
Në minutën e 78, Ergys Kaçe kreu një faull të dytë dhe mori karton të kuq. Në pjesën e mbetur të lojës, skuadra shqiptare arriti të qetësojë situatën duke shmangur rreziqet ndërsa goditi me kundërsulme të cilat nuk sollën ndryshim në rezultat.
Këto janë fotot nga ndeshja.
Christian Fuchs i Austrisë, djathtas, dhe Amir Abrashi Abrashi i Shqipërisë në një dyluftim për top gjatë ndeshjes miqësore Austri Shqipëri, në Vienë, Austri më 26 mars 2016. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2 me 1 për Austrinë. (AP Photo/Hans Punz)Julian Baumgartlinger Austrisë, djathtas dhe Amir Abrashi i Shqipërisë në një dyluftim për top gjatë ndeshjes miqësore Austri Shqipëri, në Vienë, Austri më 26 mars 2016. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2 me 1 për Austrinë. (AP Photo/Hans Punz)Marko Arnautovic i Austrisë, djathtas, dhe Elsaid Hysaji i Shqipërisë gjatë ndeshjes miqësore Austri Shqipëri, në Vienë, Austri më 26 mars 2016. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2 me 1 për Austrinë. (AP Photo/Hans Punz)Marko Arnautovic i Austrisë, djathtas, dhe Elsaid Hysaji i Shqipërisë gjatë ndeshjes miqësore Austri Shqipëri, në Vienë, Austri më 26 mars 2016. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2 me 1 për Austrinë. (AP Photo/Hans Punz)Martin Hinteregger i Austrisë, majtas, dhe Bekim Balaj i Shqipërisë në një dyluftim për top gjatë ndeshjes miqësore Austri Shqipëri, në Vienë, Austri më 26 mars 2016. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2 me 1 për Austrinë. (AP Photo/Hans Punz)Zlatko Junuzovic, djathtas, dhe Taulant Xhaka i Shqipërisë në një dyluftim për top gjatë ndeshjes miqësore Austri Shqipëri, në Vienë, Austri më 26 mars 2016. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2 me 1 për Austrinë. (AP Photo/Hans Punz)Ramazan Oezcan, majtas, dhe Ergys Kaçe i Shqipërisë në një dyluftim për top gjatë ndeshjes miqësore Austri Shqipëri, në Vienë, Austri më 26 mars 2016. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2 me 1 për Austrinë. (AP Photo/Hans Punz)