![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Ardenica4.jpg)
Pak larg në të djathtë të autostradës Lushnjë-Fier, në një kodër të mbuluar me pyje pishe, një nga manastiret më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë mikpret vizitorët e paktë.
I ndërtuar në mesjetë në kreun e kodrave mbi fshatin Ardenicë në Lushnjë, ai ruan piktura me vlera të rëndësishme. Sipas Enciklopedisë Shqiptare, një gur me mbishkrim në hyrje mban si datë ndërtimi vitin 1417, por ndërtime më të vjera që vijojnë të ruhen i përkasin gjysmës së parë të shekullit të tetë. Manastiri i Ardenicës përbëhet nga konakët që janë ndërtuar më vonë, kisha e Shën Mërisë dhe kapela e Shën Triadhës. Kisha e Shën Mërisë sipas mbishkrimit tëmuraleve është ndërtuar më 1743 dhe është pikturuar dy vite më vonë nga piktorët Athanas dhe Kostandin Zografi. Ikonastasi mban disa ikona që i përkasin Kostandin Shpatarakut, ndër të cilat është një ikonë e Shën Gjon Vladimirit. Kisha paraqet një bazilikë trenefshe me tavan të rrafshët. Në murin perëndimor ruhen edhe piktura më të vjetra. Dikur manastiri ka pasur një bibliotekë me libra të vyer dhe shërbente si shkollë në greqisht.
![Manastiri i Ardenicës, Foto: BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Ardenica4-600x400.jpg)
![Manastiri i Ardenicës, Foto: BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/DSC_9626-600x400.jpg)
![Manastiri i Ardenicës, Foto: BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Ardenice3-600x400.jpg)
![Manastiri i Ardenicës, Foto: BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/ardenice1-600x400.jpg)
![Manastiri i Ardenicës, Foto: BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/ardenica11-600x400.jpg)
![Manastiri i Ardenicës, Foto: BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/ardenica10-267x400.jpg)
![Manastiri i Ardenicës, Foto: BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Ardenica-9-600x400.jpg)
![Manastiri i Ardenicës, Foto: BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Ardenica8-267x400.jpg)
![Manastiri i Ardenicës, Foto: BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Ardenica7-600x400.jpg)
![Manastiri i Ardenicës, Foto: BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Ardenica6-600x400.jpg)
![Manastiri i Ardenicës, Foto: BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Ardenica5-600x400.jpg)