Sulmet e fundit terroriste dhe një retorikë në rritje e së djathtës është reflektuar në sondazhet që tregojnë rritjen e kundërshtimit të sistemimit të refugjatëve në Rumani.
Pak refugjatë kanë arritur në Rumani nga Lindja e Mesme – por kjo nuk ia heq shqetësimin Madalin Dumitrescut.
Ai jeton në Bukuresht me gruan dhe vajzën e tyre katër-vjeçare dhe beson se rreziqet e një sulmi terrorist në Rumani janë në rritje falë të fluksit të fundit të emigrantëve në Europë.
“Nuk mendoj se ne do të jemi të sigurt këtu me gjithë këta emigrantë që vijnë në vendin tonë”, tha 34-vjeçari.
Shumë politikanë rumunë janë dakord, përfshirë edhe ish-presidentin Traian Bashesku, i cili ka paralajmëruar se përkrahës të Shtetit Islamik, ISIS, mund të jenë e fshehur mes refugjatëve që hyjnë në kontinent.
Dumitrescu thotë se refugjatët janë një kërcënim për traditat rumune. “Ata janë shumë të ndryshëm nga ne, kanë mënyra të tilla të jetesës dhe dinë kaq pak për kulturën tonë, ndaj nuk mendoj se mund të integrohen,” shtoi ai.
Partia e ekstremit të djathtë, Rumania e Bashkuar, PRU, kohët e fundit ka protestuar kundër refugjatëve të parë që hynë në Rumani.
“Jemi shumë të befasuar që ndërsa qeveria nuk kujdeset për ndihmë mujore të fëmijës, që është më pak se 100 lei [22 euro] apo përfitimin e papunësisë [110 euro], ajo do të kujdeset për një valë të emigrantëve brenda të ashtuquajturit plani humanitar, që nuk ka të bëjë fare me interesat e Rumanisë,” tha PRU kohët e fundit.
Një sondazh i kryer menjëherë pas sulmeve terroriste të marsit në Bruksel tregon se numri i rumunëve që nuk duan refugjatët apo emigrantët në vendin e tyre është në rritje.
Në shtator 2015, sondazhet treguan se 56.2 për qind e rumunëve nuk duan që vendi i tyre të pranojë refugjatë të tjerë. Muajin e kaluar kjo shifër është rritur në 84.6 për qind.
Për më tepër, më shumë se 88 për qind e rumunëve nuk duan që refugjatët apo emigrantët të vendoseshin afër zonave të tyre të banimit, nga 81.9 për qind në nëntorin e kaluar dhe 67.1 për qind shtatorin e kaluar.
“Sfidat me të cilat BE-ja përballet në menaxhimin e krizës së refugjatëve dhe intensifikimi i mesazheve anti-emigracionit, si në nivel europian dhe lokal me shumë gjasa kanë rritur kundërshtimin e rumunëve për refugjatët,” tha një sondazh vendas.
Në të vërtetë, shumë pak refugjatë kanë shkuar ose do të shkojnë në Rumani.
Muajin e kaluar, Rumania ka marrë vetëm 15 refugjatë në përputhje me skemën e zhvendosjes së BE-së. Ata janë vendosur në qytetin lindor Galati, pranë kufirit me Moldavinë.
Në vitin 2016 dhe 2017, Rumania ka pranuar të marrë një total prej 6,205 refugjatësh.
Rumania nuk është goditur nga vala e refugjatëve dhe emigrantëve që kalojnë në Ballkan drejt Gjermanisë dhe Europës veriore.
Vetëm 913 persona kanë aplikuar për azil në Rumani vitin e kaluar, 12 për qind më shumë se në vitin 2014.