![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Freedom-Press-640.-Photo-Freedom-House-website.jpg)
Raporti i Freedom House thotë se liria e medias në rajonin e Ballkanit është në rënie – ku shtetet më problematike janë Serbia dhe Maqedonia.
![Harta që tregon lirinë e medias në Europë. Foto: Freedom House](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Freedom-Press-640.-Photo-Freedom-House-website-533x400.jpg)
Një raport i ri nga Freedom House me bazë në SHBA, i publikuar të mërkurën, ngre shqetësime të reja mbi gjendjen e mediave në Ballkan.
Raporti thotë se liria e medias është në rënie në Ballkan në përgjithësi, ku shtypi është përshkruar si vetëm “pjesërisht i lirë”, ndërsa mediat në Maqedoni janë përshkruar si “jo të lira”.
Serbia dhe Maqedonia janë pjesë e listës së 19 vendeve, ku liritë e mediave kanë rënë më shpejt gjatë një viti të vetëm, duke humbur pesë dhe katër pikë respektivisht.
Freedom House vlerësoi 199 vendet dhe territore për lirinë e shtypit duke filluar nga 0 (më e mira) dhe 100 (me e keqja) në bazë të 23 pyetjeve të ndara në tri nën-kategori: mjedisin ligjor, politik dhe ekonomik.
Sipas renditjes, Rumania doli më mirë në rajon me një rezultat prej 38 pikësh, Bullgaria u rendit pas saj me 40 pikë dhe Mali i Zi ishte në vendin e tretë me 41 pikë.
Kroacia shënoi 42 pikë, Serbia 45, Greqia 48, Kosova 49, Bosnja dhe Herzegovina 50, Shqipëria 51 dhe Maqedonia 62 pikë.
Pakësimi i lirisë së shtypit në Serbi iu fajësua “retorikës armiqësore ndaj gazetarëve investigativë prej qeverisë serbe, si dhe rënies së raportimit kritik, të pavarur”, thuhet në raport.
“Liria e shtypit në Maqedoni u pakësua për shkak të zbulimeve që tregojnë shkallë të gjerë të përgjimit të paligjshëm të gazetarëve nga ana e qeverisë, si dhe prej lidhjeve korruptive mes zyrtarëve dhe pronarëve të medias, gjithashtu edhe prej rritjes sëë kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve,” vuri në dukje raporti.
Raporti po ashtu vuri në dukje një rritje të dhunës ndaj gazetarëve në rajon, me sulme fizike dhe kërcënime me vdekje të raportuara në Serbi, Bosnje dhe Maqedoni, por edhe “shkelje të shumta të kryera kundër gazetarëve të cilët hetonin korrupsionin qeveritar.
“E përgjithshmja në rajon na ka dhënë një arsye për t’u shqetësuar shumë, pasi problemet e tij të vjetra duket se janë të vazhdueshme, ndërsa performuesit më të mirë duket se po shkojnë në drejtime të këqija,” shkroi Freedom House për rajonin e Ballkanit.
Liritë në rënie të medias në vendet e Ballkanit janë duke parë si pjesë e një prirjeje globale. Vitin e kaluar u pa rënia më e madhe në rezultatet e 12 viteve”, pasi forcat politike, kriminale dhe terroriste u përpoqën të komprometonin ose t’i mbyllnin gojën mediave në luftën e tyre më të marrë më shumë pushtet”.
Sipas raportit, 41 për qind e popullsisë së botës ka një media “pjesërisht të lirë”, ndërsa 46 për qind ka një ambient “jo të lirë” të medias.