![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/emigrantet-e-vetmuar-1.jpg)
Mijëra minorenë të pashoqëruar shfaqen dhe zhduken nga sistemet e azilkërkuesve kudo në vendet e Bashkimit Europian, por fati i tyre shpesh mbetet një mister për autoritetet.
Në vitin 2015, rreth 90,000 azilkërkues në Bashkimin Europian ishin minorenë të pashoqëruar, sipas Eurostat. Rreth gjysma e tyre largohen nga qendrat e azilit apo strehat brenda dy ditësh pas mbërritjes, sipas shoqatës Fëmijët e Zhdukur të Europës, që ndodhet në 24 shtete. Ndonjëherë ata janë të dekurajuar nga procedurat e gjata ose kanë frikë se mos kthehen në vendmbërritjen e parë. Dhe ndonjëherë minorenët e pashoqëruar bashkohen me familjarët ose e kërkojnë fatin e azilit diku tjetër – sipas Associated Press.
Bashkimi Europian thotë se ka zhvilluar projekte për të përmirësuar shërbimin që marrin minorenët. Gjermania për shembull i ofron atyre që qëndrojnë në streha rreth 30 deri në 70 euro në muaj para xhepi.
Megjithatë emigrantët e rinj të zhdukur, që janë kryesisht nga 14 vjeç e lart trajtohen ndryshe nga rastet e fëmijëve të zhdukur në përgjithësi. Rastet e tyre nuk raportohen gjithnjë në polici dhe shpesh nuk ka mjaftueshëm informacion që të shoqërojë raportimin për humbjen e tyre.
Në të gjithë Europën, ka një numër gjithnjë e në rritje të mijëra emigrantëve nën moshë të cilët jetojnë tashmë vetëm, pa familjet. Ata qëndrojnë të fshehur në turma, shpesh pa u vënë re. Askush nuk e di numrin e saktë të tyre, por Europol vlerëson se të paktën 10,000 fëmijë konsiderohen të humbur nga qendrat e pritjes së azilkërkuesve.
![Në këtë foto të 21 prill 2016, minorenët e pashoqëruar nga Egjipti, nga e majta, 16-vjeçari Fathi, 17-vjeçari Saied, 17-vjeçar Gamal dhe 17-vjeçar Ayman, qëndrojnë të ulur në lumin Tibër pas një interviste me Associated Press në Fiumicino, 30 kilometra nga Roma. Foto: BETA(AP Photo/Andrew Medichini)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/emigrantet-e-vetmuar-1-565x400.jpg)
![17-vjeçar Gamal, emri i të cilit nuk është i disponueshëm, pas një interviste me Associated Press në Fiumicino, 30 kilometra nga Roma. 21 prill 2016. Foto: BETA(AP Photo/Andrew Medichini)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/emigrantet-e-vetmuar-2-600x383.jpg)
![16-vjeçar Fathi, me kombësi nga Egjipti flet gjatë një interviste me Associated Press në Fiumicino, 30 kilometra nga Roma. 21 prill 2016. Foto: BETA(AP Photo/Andrew Medichini)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/emigrantet-e-vetmuar-3-600x400.jpg)
![Minorenë të pashoqëruar të cilët kanë ardhur në Europë si emigrantë shëtisin në lumin Tibër në Fiumicino, 30 kilometra nga Roma. Foto: BETA(AP Photo/Andrew Medichini)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/emigrantet-e-vetmuar-4-586x400.jpg)
![Një i ri qëndron mbi një dunë rëre në përpjekje për të gjetur sinjal për celularin e tij në kampin Calais të emigrantëve në Francën Veriore. Foto: BETA(AP Photo/Elaine Ganley)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/emigrantet-e-vetmuar-5-533x400.jpg)
![13-vjeçari Imran, një nofkë që ai mban, një minoren i pashoqëruar nga Afganistani del nga një restorant për fëmijë ngritur prej vullnetarëve për të mirëpritur të rinjtë që nuk kanë prindërit në vendet ku kanë kërkuar azil. Foto: BETA(AP Photo/Elaine Ganley)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/emigrantet-e-vetmuar-6-e1464162504153-600x396.jpg)
![Të rinj të paidentifikuar nga Egjipti shëtisin gjatë një mbrëmjeje në stacionin Termini të Romës. Foto: BETA(AP Photo/Alessandra Tarantino)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/emigrantet-e-vetmuar-7-600x392.jpg)