Vetëm pesë ditë para përfundimit të mandatit të EULEX, qeveria miratoi një projektligj që synon ta lejojë atë të vazhdojë të operojë në Kosovë.
Në një takim në orët e paa të mëngjesit të ditës së premte, qeveria e Kosovës vendosi të shtyjë mandatin e EULEX në Kosovë, duke propozuar që parlamenti ta votojë sa më shpejt të jetë e mundur legjislacionin që e lejon këtë gjë.
EULEX u themelua në vitin 2008 në Kosovë, por mandati i tij përfundon më 14 qershor dhe parlamenti do të duhet të votojë për zgjatjen e propozuar dy-vjeçare në ditët në vazhdim.
“Që EULEX të vazhdojë mandatin e tij, jo më vonë se data 14 qershor, në parlament duhet të mbahet një votim,” tha kryeministri Isa Mustafa në takim.
Mustafa tha se EULEX tani duhet të fokusohet në monitorimin, mentorimin dhe këshillimin, dhe duhet t’i transferojë më shumë nga përgjegjësitë e tij institucioneve gjyqësore të Kosovës.
EULEX fokusohet kryesisht në ofrimin e mbështetjes për institucionet e Kosovës në nivel strategjik, por është gjithashtu i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në çështje të rëndësishme dhe të ndjeshme, sidomos ato që lidhen me krimin e organizuar, veprave penale që përfshijnë zyrtarë, si edhe krime lufte.