![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Vucic-diplomats-640x480.jpg)
Aleksandër Vuçiç u takua me ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së pas pretendimeve të bëra nga media pro-qeveritare në Serbi se ata po sponsorizojnë konspiracionin anti-qeveritar.
![Kryeministri Aleksandër Vuçiç në takim me ambasadorët e SHBA dhe BE. Foto: Beta](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Vucic-diplomats-640x480-533x400.jpg)
Kryeministri i Serbisë ka takuar diplomatët e BE dhe SHBA me kërkesën e ambasadorit amerikan Kyle Scott Randolph dhe kreut të Delegacionit të Bashkimit Europian në Serbi, Michael Davenport.
Takimi pason pretendimet e gazetave dhe stacioneve televizive të para si të afërta me qeverinë, se mediat e pavarura dhe lëvizjet qytetare në Serbi janë duke punuar nën udhëheqjen e ambasadorëve të SHBA-së dhe BE-së për të destabilizuar qeverinë e Aleksandër Vuçiçit.
Në takimin e të hënës, ambasadorët i thanë kryeministrit Vuçiç se vendet e tyre janë të përkushtuara të ndihmojnë Serbinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin aspiratat e Serbisë për t’u anëtarësuar në BE dhe ne mirëpresim përkushtimin e kryeministrit Aleksandër Vuçiç për të vazhduar rrugën e BE-së,” tha ambasada e SHBA në Beograd pas takimit.
Ambasada gjithashtu tha ajo e kuptonte punën e madhe të qeverisë për reformat dhe forcimin e gjyqësorit, që janë të nevojshme nëse Serbia do të hyjë në BE.
Komisioni Europian gjithashtu mohoi përfshirjen në lëvizjen e qytetarëve “Të mos mbytet Beogradi” dhe “Mbështet RTV”, pas akuzave nga TV Pink, TV Studio B dhe tabloidi Informer, të cilat janë të gjitha të afërta me qeverinë.
Polemika filloi kur Dragan Vuçiçeviç, redaktor i Informer, në konferencën për shtyp të Kryeministrit të mërkurën, akuzoi BE-në dhe SHBA-në se ka sponsorizuar mediat dhe fushatat e qytetarëve me qëllim destabilizimin e Serbisë – dhe kryeministri Vuçiç u pajtua me të.
Zëdhënësja e Punëve të Jashtme dhe Sigurisë të BE-së, Maja Kocijançiç ka deklaruar të enjten se akuzat janë të pabaza.
“BE-ja është e dedikuar me vendosmëri dhe pa dyshim në perspektivën europiane të Serbisë dhe BE-ja është më donatori më i madh financiar dhe partneri tregtar i Serbisë,” kujtoi Kocijançiç.
Kreu i think tankut Qendra për Studime Euro-Atlantike, Jelena Miliç, tha se diplomatët po e paralajmëronin Vuçiç të tërhiqet.
“Ata që e kuptojnë gjuhën diplomatike dhe situatën politike në Serbi mund të kuptojnë nga deklaratat e ambasadës se kjo ishte një mënyrë për t’i thënë kryeministrit të ftohë retorikën,” tha ajo.
Megjithatë, ajo shtoi se nuk ishte e sigurt se kryeministri do ta dëgjojë fjalën e ambasadorëve.
“Jemi duke u futur në një situatë të ngjashme me Turqinë… shoqëria po shkon drejt autokracisë. Ajo që shqetëson më shumë është de-legjitimimi i lëvizjeve jo të dhunshme dhe procesit demokratik”, shtoi Miliç.
Miliç gjithashtu pohoi se zërat e mediave të afërta me qeverinë nuk janë vetëm zërat e tyre, por në mënyrë të qartë shprehin pikëpamjet e Kryeministrit.
Sipas gazetës Politika, Vuçiç ka anuluar vizitat e planifikuara më parë në Uashington dhe Bruksel, edhe pse ende nuk ka ende një konfirmim për këtë nga qeveria.