![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Thaci_Mogherini_640_EU.jpg)
Kuvendi i Kosovës pritet të votojë shtyrjen e mandatit të EULEX pasi Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, mbështeti një rinovim të misionit, por me më pak kompetenca.
![Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë në BE dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Foto: Bashkimi Europian.](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Thaci_Mogherini_640_EU-533x400.jpg)
BE-ja më në fund miratoi një shtyrje të mandatit të misionit të sundimit të ligjit të BE-së në Kosovë, EULEX, i cili skadoi të martën në mesnatë.
Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë në BE, e miratoi këtë gjë në përgjigjen që i dha letrës së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
“E pranoj ftesën e letrës tuaj me datë 9 qershor 2016 që të vazhdojë për të vazhduar zbatimin e mandatit të EULEX KOSOVA,” shkroi Mogherini.
Përgjigja e Mogherinit i hap rrugë Kuvendit të Kosovës që të votojë dy projektligje, të miratuara nga qeveria të premten, të cilat mundësojnë vazhdimin e misionit të BE-së në vend.
Ajo ra gjithashtu dakord me kërkesat e Thaçit në letrën e tij për të zvogëluar qëllimin e punës së EULEX-it në një rol monitorues dhe këshillues, sesa të marrë përsipër direkt çështje të profilit të lartë që kanë lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar, siç ka bërë deri më tani.
Ndërsa EULEX pritet të vazhdojë të punojë me çështjet që janë në proces e sipër, misioni mund të merret me çështje të reja “vetëm në rrethana të jashtëzakonshme”, me miratimin e sistemit gjyqësor të Kosovës.
“Përfaqësuesi Special i BE-së dhe EULEX KOSOVA do të vazhdojnë të ndihmojnë institucionet, autoritetet gjyqësore dhe agjencitë e zbatimit të ligjit në forcimin e mëtejshëm të një sistemi drejtësie multi-etnik të pavarur dhe shërbimin policor në rrugën e tyre drejt përmbushjes së Standardeve Europiane në fushat e tyre përkatëse, përfshirë EULEX KOSOVËN në marrjen e çështjeve të reja në rrethana të jashtëzakonshme,” tha Mogherini në letrën e saj.
Pas shkëmbimit të letrave midis Kosovës dhe BE-së, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë të premten dy projektligje që do rikthenin në fuqi mandatin e EULEX në vend, me kompetenca të zvogëluara.
Mandati i EULEX përfundoi të martën në mesnatë pasi Kosova dhe BE-ja nuk arritën një marrëveshje për një zgjatje të mandatit të tij, gjë e cila e ndali në vend misionin.
Ndjekjet penale të disa gjyqeve të profilit të lartë në të cilat EULEX ka një rol janë ndërprerë dhe mund të mos fillojnë derisa të trajtohet çështja e mandatit.
Të mërkurën, dy seanca gjyqësore në Prishtinë u anuluan dhe shtynë për data të mëvonshme për shkak të mandatit joaktiv të EULEX.
Gjyqi i një zyrtari të policisë së Kosovës, Menderes Sinani, që prokurorët e EULEX e akuzojnë se ka marrë ryshfet nga një i dyshuar për të hequr dorë nga një hetim penal, u shty pasi pjesëmarrësit pritën për më shumë se një orë.
Një tjetër çështje e ndejshme që përfshin një ish-ligjvënës të njohur të Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, është shtyrë për të njëjtën arsye.
Gjyqi i Azem Sylës, i akuzuar për drejtimin e një organizate kriminale të përfshirë në një mashtrim tokë që i kushtoi Kosovës 30 milionë euro, u shty.
Policia dhe prokurorët e EULEX ishin të përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në një goditje masive në lidhje me këtë çështje të prill, duke arrestuar disa të dyshuar.
Vazhdimi i misionit parashikohej gjerësisht. Shumë pyesin nëse vetë institucionet e Kosovës janë në gjendje të kryejnë hetime të pavarura kundër zyrtarëve të lartë që dyshohet se janë të përfshirë në korrupsion për shkak të lidhjeve të tyre të afërta me qeverinë.