![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/valbona-6.jpg)
Lugina e Valbonës ka përçarë së fundmi Shqipërinë, pasi atë që politikanët në vend e kanë parë vazhdimisht si një lumë të shfrytëzueshëm për hidrocentrale, banorët, mjedisorët dhe turistët e shohin si një mrekulli të natyrës që mund të tërheqë zhvillim të qëndrueshëm turistik.
Parku Kombëtar i Valbonës, që ndodhet në zemrën e Alpeve Shqiptare e ka gjetur veten përballë rrezikut të politikave shfrytëzuese hidroenergjetike që kërcënojnë të shkatërrojnë zonën dhe biodiversitetin e saj dhe njëkohësisht të varfërojnë banorët e zonës që mbështeten ekskluzivisht në turizëm.
Lufta e banorëve dhe aktivistëve për anulimin e 14 Hec-eve të dhëna me koncesion nga qeveria shqiptare në dekadën e fundit u intensifikua së fundmi pas përfshirjes së artistëve shqiptarë të cilët mbajtën dy protestë-koncerte më 29 dhe 30 tetor në Valbonë dhe Tiranë.
Ata kërkuan që qeveria shqiptare të pengojë punimet e filluara në tre HEC-e dhe t’i japë fund një herë e mirë çdo përpjekje për të shfrytëzuar lumin e Valbonës dhe degët e saj, duke i ofruar Luginës mundësinë të mbështetet vetëm te turizmi, i cili ka parë një zhvillim të madh në vitet e fundit.
Një investigim i Rrjetit Ballkanik për Gazetarinë Investigative në Shqipëri zbuloi në qershor se 14 HEC-et e dhëna me koncesion nga qeveria shqiptare dekadën e fundit janë dhënë në mënyrë polemike duke shkelur të drejtën e konsultimit të banorëve, kërcënojnë natyrën dhe rrezikojnë turizmin në një nga zonat më të frekuentuara të Alpeve të Shqipërisë.
Fondi Botëror për Natyrën, WWF i tha BIRN në shtator se dënon planet e qeverisë shqiptare për ndërtimin e hidrocentraleve në Parkun Kombëtar të Valbonës, ndërsa paralajmëroi se ndërhyrja në një zonë të kategorisë së mbrojtur do të shkatërronte ekosistemin.
![Lugina e Valbonës gjatë stinës së vjeshtës. Fotografuar më 29 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/valbona-1-600x360.jpg)
![Lugina e Valbonës gjatë stinës së vjeshtës. Fotografuar më 29 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/valbona-2-600x360.jpg)
![Lugina e Valbonës gjatë stinës së vjeshtës. Fotografuar më 29 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/valbona-3-600x360.jpg)
![Lugina e Valbonës gjatë stinës së vjeshtës. Fotografuar më 29 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/valbona-4-600x360.jpg)
![Lugina e Valbonës gjatë stinës së vjeshtës. Fotografuar më 29 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/valbona-5-600x360.jpg)
![Lugina e Valbonës gjatë stinës së vjeshtës. Fotografuar më 29 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/valbona-6-600x360.jpg)
![Lugina e Valbonës gjatë stinës së vjeshtës. Fotografuar më 29 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/valbona-7-600x360.jpg)
![Lugina e Valbonës gjatë stinës së vjeshtës. Fotografuar më 29 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/valbona-8-600x360.jpg)
![Lugina e Valbonës gjatë stinës së vjeshtës. Fotografuar më 29 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/valbona-9-600x360.jpg)
![Lugina e Valbonës gjatë stinës së vjeshtës. Fotografuar më 29 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/valbona-10-600x360.jpg)
![Lugina e Valbonës gjatë stinës së vjeshtës. Fotografuar më 29 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/valbona-11-600x360.jpg)
![Lugina e Valbonës gjatë stinës së vjeshtës. Fotografuar më 29 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/valbona-12-600x360.jpg)
![Lugina e Valbonës gjatë stinës së vjeshtës. Fotografuar më 29 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/valbona-13-600x360.jpg)
![Lugina e Valbonës gjatë stinës së vjeshtës. Fotografuar më 29 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/valbona-14-600x360.jpg)
![Lugina e Valbonës gjatë stinës së vjeshtës. Fotografuar më 29 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/valbona-15-600x360.jpg)
![Lugina e Valbonës gjatë stinës së vjeshtës. Fotografuar më 29 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/valbona-16-600x360.jpg)
![Lugina e Valbonës gjatë stinës së vjeshtës. Fotografuar më 29 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/valbona-17-600x360.jpg)
![Lugina e Valbonës gjatë stinës së vjeshtës. Fotografuar më 29 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/valbona-18-600x360.jpg)
![Lugina e Valbonës gjatë stinës së vjeshtës. Fotografuar më 29 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/valbona-19-600x360.jpg)
![Lugina e Valbonës gjatë stinës së vjeshtës. Fotografuar më 29 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/valbona-20-600x360.jpg)
![Lugina e Valbonës gjatë stinës së vjeshtës. Fotografuar më 29 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/valbona-21-600x360.jpg)
![Lugina e Valbonës gjatë stinës së vjeshtës. Fotografuar më 29 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/valbona-22-600x360.jpg)
![Lugina e Valbonës gjatë stinës së vjeshtës. Fotografuar më 29 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/valbona-23-600x360.jpg)
![Lugina e Valbonës gjatë stinës së vjeshtës. Fotografuar më 29 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/valbona-24-600x360.jpg)
![Lugina e Valbonës gjatë stinës së vjeshtës. Fotografuar më 29 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/valbona-25-600x360.jpg)
![Lugina e Valbonës gjatë stinës së vjeshtës. Fotografuar më 29 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/valbona-26-600x360.jpg)
![Lugina e Valbonës gjatë stinës së vjeshtës. Fotografuar më 29 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/valbona-27-600x360.jpg)
![Lugina e Valbonës gjatë stinës së vjeshtës. Fotografuar më 29 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/valbona-28-600x360.jpg)
![Lugina e Valbonës gjatë stinës së vjeshtës. Fotografuar më 29 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/valbona-29-600x360.jpg)
![Lugina e Valbonës gjatë stinës së vjeshtës. Fotografuar më 29 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/valbona-30-600x360.jpg)
Klikoni këtu për të parë videoreportazhin e BIRN mbi protestat për mbrojtjen e Valbonës.