![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/2-30.jpg)
Muralet e ikonografit të njohur Onufër në kishën e Shën Kollit në Shelcan të Elbasanit kanë pësuar plasaritje dhe po shkojnë drejt degradimit, pavarësisht se janë pjesë e monumenteve të kulturës.
Kisha e Shën Kollit në Shelcan të Elbasanit, ku prej vitit 1554 muret zbukurohen nga afresket e piktorit të famshëm Onufri, ka pësuar vitet e fundit dëmtime të konsiderueshme duke vënë në rrezik afresket e rralla.
Muraleve bizantine me ngjyra të ndezura të Onufrit po u humbet madhështia, ndërsa kisha e shpallur në vitin 1948 si monument kulture duket se është lënë në harresë.
Historianët besojnë se afresket e Kishës së Shën Kollit, në fshatin Shelcan, 7 kilometra në lindje të Elbasanit janë një dëshmi e qartë e zhvillimeve social-ekonomike të kësaj zone në shekullin e XVI.
Onufri është i njohur si piktori më i madh ikonograf i Shqipërisë.
![Kisha e Shën Kollit në fshatin Shelcan të Elbasanit. Foto: Florenc Elezi](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/1-30-600x360.jpg)
![Afresket në kishën e Shën Kollit në fshatin Shelcan të Elbasanit. Foto: Florenc Elezi](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/2-30-600x360.jpg)
![Afresket në kishën e Shën Kollit në fshatin Shelcan të Elbasanit. Foto: Florenc Elezi](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/3-25-600x360.jpg)
![Afresket në kishën e Shën Kollit në fshatin Shelcan të Elbasanit. Foto: Florenc Elezi](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/4-25-600x360.jpg)
![Afresket në kishën e Shën Kollit në fshatin Shelcan të Elbasanit. Foto: Florenc Elezi](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/5-31-600x360.jpg)
![Afresket në kishën e Shën Kollit në fshatin Shelcan të Elbasanit. Foto: Florenc Elezi](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/6-23-600x360.jpg)
![Afresket në kishën e Shën Kollit në fshatin Shelcan të Elbasanit. Foto: Florenc Elezi](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/7-24-600x360.jpg)
![Afresket në kishën e Shën Kollit në fshatin Shelcan të Elbasanit. Foto: Florenc Elezi](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/8-25-600x360.jpg)
![Kisha e Shën Kollit në fshatin Shelcan të Elbasanit. Foto: Florenc Elezi](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/9-22-600x360.jpg)