Pas serisë së parë të realizuar dy vite më parë nga fotoreporterja e BIRN, Ivana Dervishi, me në fokus qytetarët e menduar brenda urbanëve, kjo seri fotografish të shkrepura gjatë tetë muajve të fundit, ofron anën tjetër të medaljes, realitetin shqiptar siç mund të shihet nga brenda autobusëve.
Jeta në Shqipërinë e vitit 2017 shpaloset çdo ditë për udhëtarët e autobusëve urbanë dhe ndërqytetas me fragmentet e saj të shpenguara, duke shërbyer si një dokument historik vizual për realitetin ku jetojmë.
Brenda një udhëtimi disa-minutësh në urbanet e Tiranës, syri të zë shitës ambulantë, fenomene të jetës qytetase si vrapimi nëpër semaforë të gjelbër për këmbësorët, vrullin e jetës në zonën e ish-Bllokut apo ngjyrat e orëve të para të mëngjesit.
“Ndodhur përpara trendit politik të foto-propagandës, ku publiku ushqehet me foto që synojnë mbështetjen e deklaratave të një politikani apo një zyrtari, për fotoreporterët është një detyrë e pashmangshme dëshmia e jetës së përditshme ashtu siç është dhe shihet nga të gjithë njerëzit,” shkruan fotoreporterja Dervishi.
Një grup udhëtarësh brenda një fugoni që udhëton nga Tirana drejt Shkodrës. Foto: Ivana Dervishi/BIRNNjë djalë vështron jashtë dritares së urbanit të Tiranës së Re, ndërsa kalon në sheshin “Shqiponja”. Foto: Ivana Dervishi/BIRNNjë shitës ambulant misrash të pjekur duket nga dritarja e urbanit të linjës Kombinat-Kinostudio. Foto: Ivana Dervishi/BIRNNjë udhëtar në autobusin Shkodër-Tiranë ka mbështetur dorën në xhamin e autobusit, ku po kalon një kalimtar. Foto: Ivana Dervishi/BIRNNjë person në karrige me rrota ecën në rrugën e Kombinatit, siç shihet nga brenda xhamit të një urbani. Foto: Ivana Dervishi/BIRNStatuja e mbretit Zog në Bulevardin që mban emrin Zogu i Parë në Tiranë parë nga brenda autobusit. Foto: Ivana Dervishi/BIRNNjë burrë rri mendueshëm brenda një urbani në Tiranë, ndërsa në sfond duket jeta e gjallëruar e kryeqytetit. Foto: Ivana Dervishi/BIRNJeta e gjallëruar e zonës së Ish-Bllokut në Tiranë parë nga brenda një urbani të zbrazët. Foto: Ivana Dervishi/BIRNNjë burrë rri mbështetur në një shtyllë në Kombinat, ndërsa duket nga dritarja e një urbani nëTiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRNTre burra vrapojnë në një semafor të hapur për këmbësorët në zonën e Tajvanit në Tiranë, fotografuar nga brenda një autobusi. Foto: Ivana Dervishi/BIRNBulevardi “Dëshmorët e Kombit” fotografuar nga brenda një urbani në Tiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRNNjë xhami në qendër të Shkodrës, parë nga brenda autobusit. Foto: Ivana Dervishi/BIRNKorpusi i Universitetit të Tiranës i parë nga brenda urbanit. Foto: Ivana Dervishi/BIRNNjë grua pret në stacion mbërritjen e urbanit të unazës në Tiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN