![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/ThaciMerkel_Presidenca_640.jpg)
Hashim Thaçi do të takojë kancelaren gjermane Angela Merkel të martën për të diskutuar marrëdhëniet midis dy vendet dhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja mbi marrëdhëniet me Serbinë.
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/ThaciMerkel_Presidenca_640-533x400.jpg)
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të pritet të martën në Berlin nga kancelarja gjermane Angela Merkel, ku një nga temat kryesore do të jetë dialogu i zvarritur i ndërmjetësuar nga BE-ja mbi marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë.
“Takimi do të mbahet në një datë simbolike, pra, më 9 maj, Dita e Europës,” tha Thaçi në media më 26 prill.
Para caktimit të vizitës, Merkeli gjithashtu pati një bisedë telefonike me Thaçin më 17 prill. Presidenca e Kosovës tha se tema kryesore ishte forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe dialogu me Serbinë.
Një deklaratë e publikuar më pas tha se Thaçi kishte theksuar se Kosova mbetet e angazhuar për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani Serbinë si edhe arritjen e marrëveshje përfundimtare ligjore me Serbinë.
“Kancelarja Merkel e përgëzoi presidentin Thaçi për rolin konstruktiv të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe për funksionimin e ekipit menaxhues përgjegjës për hartimin e projekt Statutit të Asosacionit të Komunave me Shumicë Serbe,” thuhet në deklaratë.
Merkel u takua gjithashtu me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, më 13 prill.
“Mund të më telefononi sa herë të doni,” tha Vuçiç t’i ketë thënë Merkeli pas takimit, duke shtuar se një zgjidhje përfundimtare e çështjes Serbi-Kosovë do të ketë nevojë për pëlqimin e Gjermanisë, Francës, BE-së, Amerikës, Turqisë dhe Rusisë, ndërsa Kina duhet të njoftohet gjithashtu.