![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/4-71.jpg)
Disa mijëra studentë protestuan të enjten jashtë godinës së Ministrisë së Arsimit duke kërkuar tërheqjen e VKM që i ngarkon ata me pagesë shtesë për provimet e mbartura.
Studentët nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Tiranës bojkotuan mësimin për të tretën ditë radhazi, ndërsa i kërkuan ministrisë së arsimit të tërhiqet VKM-ja, që përcakton një tarifë për studentët që mbartin provime.
Mijëra studentët protestues hodhën gjithashtu vezë ndaj godinës dhe paralajmëruan përshkallëzim të protestave në rast të mos-tërheqjes së tarifës.
Ata e quajtën ata një barrë mbi përpjekjet e tyre për të arritur rezultate sa më të mira në mësime.
VKM e datës 5 maj 2018 parashikon në pikën 4 se “studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet”.
Foto:
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/1-90-600x400.jpg)
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/2-82-600x340.jpg)
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/3-71-600x340.jpg)
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/4-71-600x400.jpg)
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/5-60-600x400.jpg)
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/6-55-600x400.jpg)
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/7-54-600x400.jpg)
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/9-47-600x400.jpg)
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/10-45-600x400.jpg)
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/11-39-600x340.jpg)
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/12-30-600x400.jpg)
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/13-33-600x400.jpg)