Vetëm 6 kilometra larg qendrës turistike të Voskopojës, por me një rrugë ende të paasfaltuar, edhe banorët e dikurshëm të fshatit vijnë si vizitorë në vendlindje gjatë stinës së verës.
Shipska është një fshat i njësisë administrative Voskopojë, në bashkinë e Korçës, ku kanë mbetur vetëm një grusht familjesh. Megjithatë, banorët e shpërngulur në emigracion në Greqi, të cilët e vizitojnë gjatë verës, ëndërrojnë akoma ta kthejnë në lavdinë e dikurshme.
Një rrugë e paasfaltuar prej 6 kilometrash lidh fshatin Shipskë me qendrën turistike të Voskopojës. | Foto : Gëzim KabashiShumica e banorëve të dikurshmr të fshatit Shipskë kanë emigruar dhe vetëm një grusht familjesh mbeten | Foto : Gëzim KabashiSipas Vladimirit, Shipska është shumë e bukur dhe ka mbetur njëlloj si në fund të shekullit të kaluar. Ai shton se bashkë me bukuritë e fshatit, turistët e pakët vijnë kryesisht për të shijuar arkitekturën e Kishës së Shën Gjergjit, e restauruar 10 vjet më parë. | Foto : Gëzim KabashiKisha e Shën Gjergjit në fshatin Shipskë është ndërtuar në shekullin e 17 në formë bazilike. Ndërkohë, afresket e saj janë pikturuar rreth viteve 1650. | Foto : Gëzim KabashiNiko, i cili jeton në Athinë, tha për BIRN se njëlloj si bashkëfshatarët e tij, edhe ai po përpiqet të rindërtojë shtëpinë me kursimet nga puna në emigracion. | Foto : Gëzim KabashiBanorët e fshatit shpresojnë se me investimet e emigrantëve dhe me përmirësimin e infrastrukturës rrugore, fshatit mund ti kthehet jeta e dikurshme. | Foto : Gëzim Kabashi