![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/20201020_211825_201020_5_07-2_UADhG8Q.jpg)
Qeveria shqiptare miratoi një paketë të vockël ndihme financiare për një numër biznesesh me vlerë të përgjithshme prej 1.5 milionë eurosh.
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/20201020_211825_201020_5_07-2_UADhG8Q-548x400.jpg)
Qeveria shqiptare miratoi një paketë ndihme financiare për bizneset prodhuese që duhet të ruajnë masat e distancimit fizik të punonjësve duke ofruar deri në 4 mijë lekë për çdo punëtor për një total prej 187 milionë lekësh. Paratë pritet t’i përfitojnë drejtpërsëdrejti kompanitë ndërsa qeveria ka urdhëruar publikimin e listës së përfituesve të ndihmës në faqen e internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Qeveria ka dhënë deri tani dy paketa ndihmash gjatë ndalimqarkullimit të parë në pranverë me vlerë të përgjithshme prej 3.5% të PBB-së. Aktualisht buxheti i shtetit ka pësuar një rënie të të ardhurave me rreth 300 milionë euro në krahasim me vitin e kaluar si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia. Ndërsa ekonomia u rikthye me shpejtësi në normalitet pas mbylljes së pranverës, rritja e numrit të infektimeve duket se po sjell një krizë të dytë ekonomike.