![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/2022/10/Gjyqtari-Edmond-Vercani-ne-KPK-Foto-Edmond-Hoxhaj-scaled.jpg)
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 28 tetor vendimin për konfirmimin në detyrë te gjyqtarit të Dibrës, Edvan Veçani. Gjatë seancës dëgjimore te mërkurën, Edvani u përpall pa telashe me Komisionin që nuk i kishte kaluar barrë për gjetjet e konstatuara në të tre kriteret e rivlerësimit, atë të psurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.
Hetimi administrativ për gjyqtarin Veçani u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin.
Edvan Veçani ka kryer stazhin profesional pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në periudhën 2011-2012 kur ka fituar titullin “Magjistrat Gjyqtar” dhe në janar të 2014 është emëruar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër, ku dhe e ushtron funksionin aktualisht.