![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/2023/01/COVER-PHOTO.-jpg-1-scaled.jpg)
Paraditen e së premtes, Kisha Ortodokse ”Apostull Pavli dhe Shën Asti” në Durrës u mbush prej besimtarëve ortodoksë, të cilët ndoqën shërbesën e Bekimit të Madh të Ujit.
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/2023/01/FOTO-01_Momente-gjate-shoqerimit-te-kryqit-per-ne-Portin-e-Durresit-ku-njeri-prej-besimtareve-duhet-ta-kape-ate-pasi-hidhet-ne-uje-nga-prifteri-600x400.jpg)
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/2023/01/FOTO-02_Sherbesa-e-Bekimit-te-Madh-te-Ujit-ne-Kishen-Orthodokse-Apostull-Pavli-dhe-Shen-Asti-ne-Durres.-Foto_Nensi-Bogdani--600x400.jpg)
6 Janari simbolizon kremtimin e Ditës së Epifanisë/Theofanisë, ose siç njihet ndryshe edhe si Dita e Shfaqjes së Perëndisë dhe Bekimit të Ujit, e lidhur me pagëzimin e Jezusit në ujërat e lumit Jordan. Ndaj dhe tipari kryesor i festës së Epifanisë është Bekimi i Madh i Ujit.
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/2023/01/FOTO-03_Nje-besimtare-duke-bere-kryqin-prane-rezervuareve-te-Ujit-te-Bekuar-ne-Diten-e-Epifanise.-Foto_Nensi-Bogdani-600x387.jpg)
“Epifani do të thotë shfaqje e sipërme. Fillimisht ishte vetëm një festë e “shfaqjes së Perëndisë” në botë, në formë njerëzore. Festa quhet shpesh, sikurse edhe në librat e shërbesave ortodokse, Theofani, ose shfaqje e Jisuit”, citohet në deklaratën e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/2023/01/FOTO-04_Besimtare-ne-sherbesen-e-Bekimit-te-Madh-te-Ujit-ne-Kishen-ApostulliPavli-dhe-Shen-Asti-ne-Durres.-Foto_Nensi-Bogdani-600x400.jpg)
Kjo festë kremtohet në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si Berat, Tiranë, Fier, Korçë dhe Pogradec me hedhjen e kryqit në një hapësirë ujore si det, liqen apo lumë, ndjekur nga një grup të rinjsh të cilët notojnë për ta kapur atë.
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/2023/01/FOTO-05_Djem-te-rinj-orthodhoks-hidhen-ne-uje-per-te-kapur-kryqin-ne-Diten-e-Epifanise-me-6-Janar.-Foto_Nensi-Bogdani-600x400.jpg)
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/2023/01/FOTO-06_Nje-djale-i-ri-emocionohet-pasi-ka-kapur-kryqin-e-hedhur-ne-uje-ne-Diten-e-Epifanise-me-6-Janar.-Foto_Nensi-Bogdani-2-600x371.jpg)
“Në këtë ditë urojmë që fëmijët tanë të jenë mirë. Ata janë shpresa që na mban gjallë,” tha një grua rreth të 60-ave, e cila po ndizte disa qirinj pranë Katedrales Ortodokse të Durrësit.
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/2023/01/FOTO_07_Nje-djale-i-ri-emocionohet-pasi-ka-kapur-kryqin-e-e-hedhur-ne-uje-ne-Diten-e-Epifanise-me-6-Janar.-Foto_Nensi-Bogdani-3-600x370.jpg)
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/2023/01/FOTO_08_Momente-nga-Bekimi-i-Madh-i-Ujit-ne-Diten-e-Epifanise-me-6-Janar.-Foto_Nensi-Bogdani-600x400.jpg)