![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/2023/03/Prokurori-i-Fierit-Asllan-Ajasllari.jpg)
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 3 mars 2023 vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Fierit Hysen Ajasllari. Vendimi u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtar Roland Ilian.
Gjatë seancës dëgjimore më 1 mars Komisioni konstatoi mospërputhje të deklarimeve të prokurorit Hysen Ajsallari me të dhënat e dokumentacionit të një trualli, ku ka ndërtuar shtëpinë në Fier, si dhe balanca negative për krijimin e kësaj pasurie dhe investimet e shpenzimet e tjera në vite. Ajasllari i pranoi gjetjet e KPK, megjithatë ai kërkoi konfirmimin në detyrë duke pretenduar se kishte qenë bindës në shpjegimet e tij.
Hysen Ajasllari e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe punoi prej gati dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.