![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/2024/04/WhatsApp-Image-2024-04-03-at-10.59.23_47e7f4c4.jpg)
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 3 prill vendimin për konfirmimin ne detyrë të prokurorit të Tiranës, Platin Aliçka. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtar Roland Ilian.
Gjatë seancës dëgjimore më 2 prill nuk u evidentuan probleme domethënëse në asnjë prej kritereve të rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.
Platin Aliçka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai u emërua prokuror në Sarandë në vitin 2008 dhe u transferua në Prokurorinë e Elbasanit në vitin 2015 ku e ushtroi funksionin deri në 2016-ën. Në vijim ai është komanduar pranë Prokurorisë së Tiranës ku dhe vijon të ushtrojnë detyrën pas caktimit nga KLP në maj të vitit 2023 nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele.