![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/2024/04/social-media-1795578_1280.jpg)
Ditën e martë, Policia e Shtetit ka njoftuar arrestimin e një shtetasi shqiptar nga Fieri, i cili ka publikuar në rrjetet sociale një video intime të një 14 vjeçareje.
“U kap dhe u vu në pranga shtetasi H. Ç., 19 vjeç, banues në Fier, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka publikuar në rrjetet sociale, videon intime të 14-vjeçares”, citon njoftimi i Policisë së Shtetit.
Reagimi i policisë ka ardhur pasi mamaja e viktimës 14 vjeçare ka denoncuar rastin në Komisariatin e Policisë Lushnjë.
Forcat policore kanë sekuestruar celularin e shtetasit të arrestuar në cilësinë e provës materiale, teksa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.