![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/2024/06/IMG_8827.jpg)
Ndihmësi ligjor i Gjykatës së Lartë, Saimir Nazifi u shkarkua të martën më 25 qershor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pasi gjatë seancës dëgjimore iu vunë në dukje probleme dhe iu kalua barrë prove në kriterin e pasurisë dhe për gjetjet lidhur me një denoncim nga publiku.
Procesi i vetingut për Nazifin u krye nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Lulim Hamitaj, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Etleda Çiftjan. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Marie Tuma.
Gjatë seancës dëgjimore relatorja Shuli konstatoi se subjekti ka rezultuar nga hetimi paraprak në pamundësi financiare për shpenzimet e kryera. Nazifi kundërshtoi gjetjet e KPK-së.