![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/2024/07/Rajmonda-Berisha-scaled.jpg)
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 3 korrik vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Elbasanit, Rajmonda Berisha. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Pamela Qirkon.
Gjatë seancës dëgjimore të hënën më 1 korrik, prokurorja Berisha dha shpjegime për barrat e provës për pasurinë, kriterin e vetëm për të cilin ishte përmbyllur hetimi administrativ paraprak. Ajo kundërshtoi bilancet negative në vlera të mëdha dhe konstatimet për veprime fiktive, si dhe kërkoi riçeljen e hetimit për profesionalizmin dhe pasurinë.
Rajmonda Berisha e filloi detyrën e prokurores në vitin 1987 në Prokurorinë e Elbasanit ku dhe vijoi ta ushtronte këtë funksion deri në momentin e shkarkimit.