Një burrë 33 vjeçar në Fushë Mamurras u vu në pranga nga Policia e Shtetit ditën e djeshme për falsifikim kompjuterik dhe armëmbajtje pa leje.
“Hapte llogari false në rrjetet sociale ‘Facebook’ dhe ‘Instagram‘, nëpërmjet të cilave shqetësonte dhe fyente vazhdimisht një 24-vjeçare, si dhe mbante armë zjarri, pa leje, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari”, shkruan njoftimi i Policisë së Shtetit në faqen zyrtare në Facebook.
Gjatë operacionit në Fushë Mamurras Policia gjeti në banesën e 33-vjeçarit dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, saktësisht 2 krehra me 46 fishekë.
“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Falsifikimi kompjuterik’ “, shkruan policia.