![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/2024/06/Saimir-Nazifi-promo.jpg)
Ndihmësi ligjor i Gjykatës së Lartë, Saimir Nazifi do të përballet të hënën më 24 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Etleda Çiftja dhe Firdes Shuli.
Saimir Nazifi ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1996 dhe deri në vitin 2003 ka ushtruar funksionin e ndihmës – gjyqtarit dhe gjyqtarit në Dibër. Në periudhën 2003-2013, Nazifi punoi në Avokaturën e Shtetit dhe prej vitit 2013 ushtron detyrën e këshilltarit ligjor në Gjykatën e Lartë.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për këshilltarët ligjorë, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të Saimir Nazifit nga viti 2003 deri në fund të vitit 2020. [Skeda e pasurisë ne pdf]
Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, Nazifi deklaronte pasuri me vlerë 650 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2020, pasuria e tij familjare llogaritet në 17.1 milionë lekë.
Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 8.7 milionë lekë, likujditete bankare prej 4.1 milionë lekësh, kursime të akumuluara në cash prej 3.8 milionë lekësh dhe automjet me vlerë 426 mijë lekë.
Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 31.8 milionë lekë, nga të cilat 66% kanë si burim pagën e subjektit, 32% pagat e familjarëve dhe 1.6% kanë si burim shitjen e pasurisë së paluajtshme.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq' që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 17 vite, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.
Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” një shtëpi të dhuruar nga prindërit si dhe deklarimet e kursimeve cash.
Bashkëshortja e subjektit Saimir Nazifi në vitin 2014 deklaron të ketë përfituar nëpërmjet kontatës së dhurimit nga prindërit, një apartament banimi me sipërfaqe 67.6 m2 në Tiranë. Ky apartament është blerë nga babai i subjektit në vitin 2006 për shumën 21,632 euro.
Deklarimet për shtimin dhe pakësimin e kursimeve jashtë sistemit bankar janë të paqarta. Në vitin 2018, subjekti deklaron se ka depozituar në bankë shumën 550,000 lekë të krijuar nga kursimet e mbajtura në shtëpi, për të përmbushur detyrimin e nenit 4/1 të ligjit Nr.9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive…,”, ku kufiri i lejuar për të mbajtur cash është 1,500,000 lekë. Megjithatë, gjendja e akumuluar cash deri në fund të vitit 2020 rezulton të jetë 3.800.000 lekë.
Deklarata e pasurisë së vitit 2003
Deklarata e pasurisë së vitit 2004
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Deklarata e pasurisë së vitit 2018
Deklarata e pasurisë së vitit 2019
Deklarata e pasurisë së vitit 2020
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al