Gati 71 vjet pas vdekjes, Xhemil Cala ndihmoi familjen britanike të një ushtari të vdekur në Shqipëri për të zbardhur fatin e tij duke i kthyer një unazë martese që e pati gjetur i ati.
Piloti britanik John Thompson qe vetëm 23 vjeç kur u zhduk ndërsa po fluturonte në Shqipëri për të transportuar ndihma për partizanët shqiptarë në zonën malore të Martaneshit. Për më shumë se 70 vjet, ai u konsiderua nga ushtria Britanike “i humbur në aksion” dhe fati i tij mbeti i pazbardhur.
Por së fundmi, Xhemil Cala ndihmoi familjen e tij për zbardhjen e fatit të njeriut të tyre duke i dorëzuar atyre një unazë ari që i ati i Xhemilit e pati gjetur pranë vendit ku avioni qe rrëzuar.
Në 9 mars 2015, motra 92 vjeçare e ushtarit britanik të humbur në Luftën e Dytë Botërore mori unazën e martesës së vëllait të saj. Këto janë fotot e ceremonisë së dorëzimit të unazës, zhvilluar në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë.
Dorothy Webster, 92 vjeç, merr unazën e vëllait të saj Reshterit John Thompson, i cili vdiq në moshën 23 vjeçare kur avioni i tij u rrëzua në zonën e Martaneshit në Shqipëri më 29 tetor 1944. (AP Photo/Hektor Pustina)Xhemil Cala duke vendosur unazën e rreshterit John Thompson, të cilën babai i tij e pati gjetur në malet e Martaneshit shumë vite më parë. Xhemil Cala tha se i ati ia pati lënë amanet që të kthente unazën e gjetur te familja e ushtarit të vrarë ndërsa sillte ndihma për rezistencën antifashiste në Shqipëri. (AP Photo/Hektor Pustina)Unaza e rreshterit John Thompson me shënimin e emrit të tij dhe të bashkëshortes në pjesën e brendshme. Foto: LSA / GENT SHKULLAKUDorothy Webster, gjatë ceremonisë së dorëzimit të unazës dhe copëzave të avionit të vëllait te saj, pilotit anglez John Thompson, në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes. John Thompson humbi jetën në Kaptinë të Martaneshit, në vitin 1944 gjatë Luftës së Dytë Botërore. Foto: LSA / GENT SHKULLAKU