Dhjetëra aktivitete për të gjitha moshat dhe mijëra pjesëmarrës shënuan Ditën e Verës në Tiranë.
Panaire, ndeshje sportive, koncerte, lojëra dhe shumë qytetarë u stacionuan në sheshet më të populluara të kryeqytetit teksa festimi u shtri përgjatë gjithë rrugëve kryesore. Trafiku u bllokua nga sheshi “Skënderbej” deri në sheshin “Nënë Tereza”. Muzikë, ballokume, mollë sheqeri dhe shumë tullumbace, Dita e Verës u festua më mirë se ndonjëherë më parë në Tiranë.
Disa njerëz shëtisin përgjatë sheshit “Nënë Tereza” ku janë rruga është pikturuar me lule për të shënuar Ditën e Verës, Tiranë, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.2 Lule dhe maskota në një nga stendat e panairit pranveror në sheshin “Nënë Tereza” , Tiranë, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.Një djalosh sheh disa lule të mbjella brenda disa bidonëve plastikë për të shënuar riciklimin dhe ripërdorimin e sendeve për një mjedis më ekologjik, në panairin pranveror, Tiranë, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.5 Një zonjë zgjedh një verore (byzylyk karakteristik pranveror) në një nga stendat e panairit pranveror, sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.Një grumbull i madh ballokumesh, ëmbëlsira karakteristike e Ditës së Verës, shiten në një nga rrugët e Tiranës, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.Një grumbull i madh ballokumesh, ëmbëlsira karakteristike e Ditës së Verës, shiten në një nga rrugët e Tiranës, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.Njerëzit fillojnë shëtitjen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’iu bashkuar aktiviteteve të festimit të Ditës së Verës, Tiranë, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.Një grup fëmijësh i ngjiten Piramidës së Tiranës për të pasur një pamje më të mirë të festës së Ditës së Verës, Tiranë, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.Banda muzikore performon disa melodi për publikun që ka dalë të festojë Ditën e Verës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, Tiranë, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.Njerëzit shëtisin përgjatë një panairi artizanal për Ditën e Verës, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, Tiranë, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.Një pëllumb i bardhë qëndron mes luledeleve, gjatë Ditës së Verës, Tiranë, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.Një qen është shtrirë në një fushë të gjelbër teksa shijon rrezet e diellit, Tiranë, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.Një grup nxënësish luajnë një lojë në Parkun Rinia, aty ku u zhvilluan aktivitete të ndryshme sportive, Tiranë, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.Disa fëmijë luajnë basketboll në “lulishten e 3 vëllezërve Frashëri” gjatë aktiviteteve të ndryshme sportive për Ditën e Verës, Tiranë, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.Një grup vajzash luajnë futboll në rrugën “Myslym Shyri” gjatë aktiviteteve të ndryshme sportive për Ditën e Verës, Tiranë, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.Disa fëmijë performojnë disa lëvizje karateje përpara publikut në Parkun Rinia, në Ditën e Verës, Tiranë, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRNNjë vajzë modelon për një vizatim me laps në Galerinë Kombëtare të Artit, gjatë aktiviteteve të Ditës së Verës, Tiranë, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRNNjë grup i madh fëmijësh shëtisin në lulishten pranë sheshit “Skëndërbej” gjatë Ditës së Verës, Tiranë, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRNNjerëzit ecin përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit për t’iu bashkuar aktiviteteve sportive dhe kulturore të Ditës së Verës, Tiranë, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRN