![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Konik-Camp.jpg)
Qindra refugjatë që u arratisën nga Kosova gjatë fundit të viteve 1990 dhe tani jetojnë në Mal të Zi thonë se janë gati të kthehen në shtëpi, nëse autoritetet e të dy vendeve i ndihmojnë ata.
![Refugjatët në kampin Konik.](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Konik-Camp-300x199.jpg)
Kryetari i Direktoratit të Malit të Zi për Refugjatët, Zeljko Sofranac, tha ditën e hënë se të paktën 700 persona nga Kosova, pjesa më e madhe nga Peja, janë gati të kthehen.
Sofranac tha se qeveria malazeze dhe ajo e Kosovës duhet të siguronin gjithashtu mbështetje financiare për të rikthyerit për t’i ndihmuar ata të blejnë tokë në zonën e Pejës.
Ai po fliste pasi u takua me kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhadzeri, për të diskutuar mundësitë për rikthimin e personave të zhvendosur.
“Autoritetet vendase në Pejë na kanë siguruar gjithashtu se ata janë mëse të gatshëm të vënë në përdorim shtatë parcela tokë për të ndërtuar shtëpi për dhjetë familjet e refugjatëve që janë kthyer aty në vitin 2014,” tha Sofranac.
Muhadzeri tha se komuna e Pejës është e gatshme të sistemojë të gjithë ata që dëshirojnë të rikthehen.
“Për ata që nuk kanë tokë, autoritetet vendase do të ofrojnë mbështetje,” premton ai.
Sipas të dhënave të qeverisë, rreth 11,000 refugjatë nga Kosova kanë statusin e përkohshëm të personave të zhvendosur në Mal të Zi. Më shumë se 3,000 janë romë që jetojnë në një kamp të shkatërruar refugjatësh pranë Podgoricës.
Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës, një Këshillë i Evropës për të drejtat e njeriut, së fundmi kërkoi mbylljen e kampit sa më parë është e mundur.
Në maj të vitit 2011, të dyja qeveritë ranë dakord të ndihmonin në rikthimin vullnetar në Kosovë të refugjatëve që tani rrinë në Mal të Zi.
Procesi filloi në vitin 2013 kur 14 familje, një total prej 64 personash, u rikthyen në Kosovë të ndihmuar nga një program që siguronte një shtëpi, kapital për të nisur një biznes, mobilie dhe dru për zjarr.