![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Elefanti-i-bardhe.gif)
Elefanti i bardhë është një kafshë e shenjtë në Azinë Juglindore, i cili është kthyer në një term të ekonomisë moderne. Ja se pse…
![Një elefant i bardhë i Majmarit po ushqehet me bar në një kopësht zoologjik. Elefanti i rrallë u gjet në xhungël pak ditë më parë dhe është femër 7 vjeç. Foto e datës 27 shkurt 2015. (AP Photo/Apichart Weerawong)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Elefanti-i-bardhe-600x360.gif)
Sipas traditës së Azise Jug-Lindore, elefanti i bardhë nuk lejohet të punojë. Në të shkuarën, elefanti i bardhë, i cili konsiderohet i shenjtë, sillte fatkeqësi për pronarët, të cilët nuk lejoheshin t’i përdornin për kafshë pune ndërsa kostoja e ushqimit të tyre praktikisht sillte falimentimin e pronarit. Gjatë shekullit të njëzet, Elefanti i Bardhë i kthye në një term ekonomik që nënkupton një kompani apo një objekt të stërmadh, i cili kushton shumë shtrenjtë për t’u mirëmbajtur ndërkohë që nuk prodhon të ardhura deri sa sjell falimentimin e pronarit të objektit. Në vitin 2009, një zyrtar i FMN-së në Shqipëri deklaroi se sipas mendimit të tij, Rruga Durrës-Kukës, po kthehet në një “elefant të bardhë” për ekonominë e Shqipërisë. Logjika është që një rrugë që ka kushtuar mbi 1 miliardë euro për t’u ndërtuar, pritet të kushtojë dhjetëramilionë euro në vit për t’u mirëmbajtur. Në kushtet kur rruga nuk ka trafik për të justifikuar kostot e mirëmbajtjes dhe të faktit që braktisja e rrugës kushton më shtrenjtë se sa mirëmbajtja, Shqipërisë nuk i mbetet rrugë tjetër veçse të vijojë ta mirëmbajë me fonde të buxhetit, pavarësisht se kjo mund të shkaktojë faliment ekonomik. Qeveria së fundmi ka hedhur idenë e privatizimit të rrugës me shpresë se një kompani private do të jetë në gjendje ta mirëmbajë, megjithëse sërish llogaritë nuk dalin.
![Tuneli i Kalimashit i fotografuar gjatë ndërtimit më 10 gusht 2009. Foto: Gjergj Erebara/BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/6188874280_5eee9d0d4e_o-600x400.jpg)
![Tuneli i Tujanit, pjesë e Rrugës së Arbrit, fotografuar më 14 mars 2015. Foto: BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Tuneli-i-Tujanit-600x360.gif)